Kërkesat për Raportim Jo-Financiar të NVM-ve: Ndjekja e Zhvillimit të Drejtë dhe të Qëndrueshëm

2019-02-19 - 09:02

ShKÇAK është duke marrë pjesë në tryezën me anëtarë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të NVM-ve, ekspertë dhe profesionistë të kontabilitetit dhe auditimit, e cila është organizuar nga Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA).

Qëllimi i tryezës me titull “Kërkesat për Raportim Jo-Financiar të NVM-ve: Ndjekja e Zhvillimit të Drejtë dhe të Qëndrueshëm” është të mbledhë politik-bërësit dhe akterët e tjerë, për të diskutuar hapat e ardhshëm pas publikimit të raportit të EFAA-s i cili paraqet rezultatet e hulumtimit mbi kërkesat për raportim jo-financiar te NVM-ve në 14 shtete të Evropës.

Pjesëmarrësit po diskutojnë se a duhet NVM-të të raportojnë mbi çështje jo-financiare siç është qeverisja dhe përgjegjësia e tyre ambientale dhe shoqërore, si dhe kornizat raportuese që mund të përdoren për të raportuar mbi këto çështje.