Njohje reciproke të thirrjeve profesionale në mes të ShKÇAK dhe CIPFA

2019-02-08 - 04:33

Që nga viti 2016, ShKÇAK ka funksionalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Institutin e Licencuar për Financa Publike në Britani të Madhe (CIPFA), me ç ‘rast anëtarëve të saj të sektorit publik u është mundësuar anëtarësimi me të drejta të plota në këtë Institut.

CIPFA është i vetmi Institut profesional i kontabilitetit në botë i dedikuar ekskluzivisht për financa publike. Ky institut posedon 14,000 anëtarë, të gjithë të angazhuar në Sektorin Publik.

Auditorët e çertifikuar të sektorit publik,  anëtarë të ShKÇAK mund të përfitojnë çertifikatë të lëshuar në Britaninë e Madhe edhe anëtarë të CIPFA me çka fitojnë të drejtën të punojnë edhe në vendet e tjera, pasi që me këtë çertifikim të dyfishtë ata kanë arritur t'i plotësojnë të gjitha kërkesat të cilat dalin nga Institucionet ndërkombëtare për sektorin publik.

Për t’u kualifikuar ‘Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik’ sipas skemës së përbashkët ShKÇAK-CIPFA, ekzistojnë dy mundësi:

  • Anëtarët e ShKÇAK të cilët kanë thirrjen ‘Auditor i Çertifikuar’ dhe kanë 5 apo më shumë vite përvojë pune në sektorin publik, mund të fitojnë thirrjen më të lartë në ShKÇAK dhe CIPFA për sektorin publik, konkretisht Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik pa iu nënshtruar asnjë provimi shtesë.
  • Të kualifikohen si Teknik i Kontabilitetit në ShKÇAK dhe pastaj do të kenë mundësinë të ndjekin trajnimin profesional të këtij programi të zhvilluar nga ShKÇAK dhe CIPFA i cili përbëhet nga gjashtë lëndë.

Për më shumë informata rreth këtij programi, kliko këtu