Njohje reciproke të thirrjeve profesionale në mes të ShKÇAK dhe ACCA

2019-02-08 - 02:41

Pas përfundimit të monitorimit nga ana e Shoqatës së Auditorëve të Çertifikuar në Angli (ACCA)mbi nivelin e matjes së njohurive, ShKÇAK është ri akredituar nga ACCA  për të gjitha lëndët e nivelit themelor për vitet 2019-2023 duke bërë që ShKÇAK përsëri të përfitoj njohje globale të provimeve të saj. Kjo është një arritje e veçantë për shoqatën dhe anëtarët e saj, duke siguruar vend në tregun global të punës.

ACCA është njëra  ndër organizatat më të njohura profesionale globale e shpërndarë në 52 shtete me 208.000 anëtarë dhe 503.000 studentë, anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK) dhe e cila bashkëpunon me më shumë se 323 partnerë global të organizatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit.

Nëse jeni një profesionist që kërkon të zhvillojë mundësitë e karrierës, ne mund t’ju këshillojmë se si të fitoni thirrje të njohura në nivel ndërkombëtar për të përmirësuar dhe avancuar zhvillimin tuaj profesional.