Propozimet e reja të edukimit global shtojnë teknologjinë dhe aftësitë e skepticizmit në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit

2018-12-14 - 09:43

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit  në Kontabilitet (BSNEK) publikoi sot për komentim publik ndryshimet e propozuara në Standardet Ndërkombëtare të Edukimit (SNE-të) mbi zhvillimin fillestar dhe të vazhdueshëm profesional për të adresuar teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe aftësitë profesionale të skepticizmit.

Meqenëse kërkesa për përmirësimin e aftësive të teknologjive të informacionit dhe të komunikimit (TIK) dhe aftësive profesionale të skepticizmit po rritet në të gjitha juridiksionet, BSNEK është përqendruar në adresimin e kërkesës së tregut për këto kompetenca, aftësi dhe sjellje të cilat janë të nevojshme për kontabilistët profesionistë aktual  si dhe për gjeneratat e ardhshme.

Rishikimet e propozuara për SNE  2, 3, 4 dhe 8 -  Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit dhe Skepticizmi Profesional, i referohen fuqizimit të skepticizmit profesional për të përmirësuar cilësinë e raportimit financiar dhe auditimit si dhe zhvillimin e kompetencave për të përmbushur potencialin problematik të TIK-ut. Ato gjithashtu pasqyrojnë të dhëna të rëndësishme të akterëve relevant, duke përfshirë gjetjet nga konsultimet paraprake të BSNEK mbi strategjitë dhe prioritetet e ardhshme, si dhe njohuri nga sondazhet, literatura akademike dhe profesionale, tryezat, intervistat e hollësishme, webinarët dhe të tjera të  ngjashme.

BSNEK është në pritje të dëgjojë nga ata të cilët ofrojnë edukim për kontabilitet dhe auditim, siç janë organizatat profesionale të kontabilitetit dhe audtimit, firmat publike të kontabilitetit dhe të punëdhënësve të tjerë, universitetet dhe ofruesit e edukimit. Gjithashtu është në pritje të dëgjojë nga ata që mbikëqyrin kompetencat e kontabilistëve dhe auditorëve profesionist, duke përfshirë rregullatorët dhe agjensionet qeveritare. Komentet mund të dorëzohen deri më 4 mars 2019 përmes faqes së internetit të BSNEK.

Rreth BSNEK-së

BSNEK zhvillon standardet e edukimit, udhëzimet dhe dokumentet informuese për përdorim nga organizatat anëtare të FNK-së në kuadër të një procesi të përbashkët të përcaktimit të standardeve që e përfshinë Bordin e Mbikëqyrjes së Interesit Publik, i cili i mbikëqyrë aktivitetet e BSNEK-së dhe Grupin Këshillues Konsultativ të BSNEK-së, i cili i inkorporon interesat publike në zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve. Strukturat dhe proceset që i mbështesin aktivitetet e BSNEK-së ndihmohen nga FNK.

Rreth FNK-së

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e përkushtuar për t'i shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga më shumë se 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130 vende dhe juridiksione, që i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në praktikën publike, edukim, shërbim qeveritar, industri dhe tregti.