Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës shënon ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit

2018-12-09 - 02:50

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar  dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), i bashkohet kampanjës #sëbashkukundërkorrupsionit si një lëvizje globale e profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit kundër kësaj dukurie negative.

Kontabilistët dhe auditorët profesionistë luajnë një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në parandalimin e korrupsionit, së bashku me akterët e tjerë kyç në ekonominë globale që mbështesin strukturat e fuqishme qeverisëse. Ky studim tregon se profesioni i kontabilitetit dhe auditimit që vepron në interesin publik është një pjesë e rëndësishme e përmirësimit dhe konfirmon që profesioni i kontabilitetit dhe auditimit është një pjesë e domosdoshme e strukturave qeverisëse kombëtare që përballen me korrupsionin, në bashkëpunim me qeverisjen e mirë dhe bizneset e fuqishme. Studimi gjithashtu shfaqë etikën profesionale, edukimin dhe mbikëqyrjen si elemente thelbësore të profesionit global të kontabilitetit dhe auditimit të cilat janë pika kyçe në ndikimin tonë pozitiv në luftën kundër korrupsionit.

Ky studim bazohet në dy raporte më të hershme të bëra nga Qendra për Hulumtime Ekonomike dhe Biznesore: Seria1: Profesioni i Kontabilitetit dhe Auditimit, përtej numrave dhe  Seria 2: Profesioni i Kontabilitetit dhe Auditimit, si vlerë globale e shtuar, e cila shqyrton të dy anët, madhësinë globale të profesionit si dhe kontributin ekonomik të tij në ekonominë globale.