Rekomandimet e FNK-së për fokusin e G20 në rindërtimin e besimit publik
Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK) u bën thirrje vendeve të G20 që të ndjekin rregulloret efektive, transparencën e lartë dhe rritjen gjithëpërfshirëse për të rindërtuar besimin në institucione dhe për të çuar përpara avancimin ekonomik global.
"Niveli i ulët i besimit të publikut kërcënon stabilitetin ekonomik dhe politik", tha Fayezul Choudhury, drejtori ekzekutiv i FNK. "Udhëheqësit në qeveri dhe biznes duhet të punojnë së bashku për të forcuar qeverisjen e mirë dhe për të bashkëpunuar për politika efektive publike që nxisin besimin në institucionet që mbështesin ekonominë globale".
Vendet e G20 luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e institucioneve dhe modeleve të qeverisjes që mund të parashikojnë, reagojnë dhe të lehtësojnë krizat e ardhshme. Para Samitit të 2018 të G20 në Buenos Aires, Argjentinë, FNK lëshon 10 rekomandime të zbatueshme për vendet e G20 për të mbështetur ekonominë globale.
Zhvillimi i rregulloreve efektive
Rregulloret duhet të mbështesin në mënyrë efektive interesin publik përmes konceptimit të targetuar mirë, dizajnit efektiv dhe përkushtimit në implementim. Për të arritur një rregullore efektive, vendet e G20 duhet të:
Rritja e transparencës
Transparenca e fuqishme në sektorin publik dhe privat është çelësi për të fituar besimin e publikut, për të luftuar korrupsionin, për të nxitur qeverisjen e mirë dhe për të promovuar praktikat etike të biznesit. Për të rritur transparencën në ekonominë globale, vendet e G20 duhet të:
Mundësia e rritjes gjithëpërfshirëse
Frytet e një ekonomie globale në rritje duhet të shpërndahen në mënyrë gjithëpërfshirëse për të frymëzuar besimin në të ardhmen. Për të mundësuar rritjen gjithëpërfshirëse, vendet e G20 duhet të:
Për FNK-në
FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e zotuar në shërbim të interesit publik, duke e forcuar profesionin dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive ndërkombëtare. FNK përbëhet nga 175 anëtare me të drejta të plota dhe anëtarë të asocuar, që i përfaqësojnë rreth 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në shërbime publike, edukim, shërbime qeveritare, industri dhe tregti.