BSNAS kërkon komente nga publiku mbi draftin e ekspozimit për procedurat e rëna dakord

2018-11-19 - 02:51

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS) kërkon koment publik deri më 15 mars 2019 mbi draftin e ekspozimit të Standardit Ndërkombëtar mbi Shërbimet e Ndërlidhura (SNSN) 4400 të rishikuar, Procedurat e Rëna Dakord rreth Angazhimeve.

Kërkesa për procedurat e rëna dakord (PRD) rreth angazhimeve vazhdon të rritet në të gjitha juridiksionet. Ndryshimet në rregullore, siç është rritja e pragut të  obligimit për auditim në shumë juridiksione, kanë nxitur gjithashtu rritjen e kërkesës për PRD-të rreth angazhimeve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për entitetet më të vogla, pasi pragu i  obligimit për auditim nxitë akterët relevant për të kërkuar shërbime alternative ndaj auditimit.

Për të siguruar që standardi i BSNAS mbi PRD rreth angazhimeve mbetet relevant në mjedisin aktual të biznesit, BSNAS propozon të rrisë konceptet kyçe në standard, duke përfshirë:

  • Rolin e gjykimit profesional në një  PRD rreth një angazhimi.
  • Dhënien e informacioneve shpjeguese në lidhje me pavarësinë e praktikuesit ose mungesën e tyre.
  • Udhëzime për terminologjinë e përshtatshme ose të papërshtatshme për të përshkruar procedurat dhe gjetjet në raportet e PRD.
  • Shfrytëzimi i një eksperti të praktikuesit në një PRD rreth një angazhimi.
  • Kufizimet në shpërndarjen dhe përdorimin e raportit të PRD.

Në zhvillimin e SNSN 4400 të rishikuar, BSNAS ka marrë një kontribut të rëndësishëm nga akterët relevant, duke përfshirë reagimet nga Dokumenti i Diskutimeve të Nëntorit 2016, hulumtimi i kërkesës për procedurat e rëna dakord rreth angazhimeve dhe shërbimeve të tjera, dhe synimi i vazhdueshëm i mbajtjes së kontakteve me akterët relevant.

Për BSNAS-në 

BSNAS zhvillon standarde dhe udhëzime të auditimit dhe sigurisë për nevojat e të gjithë kontabilistëve dhe auditorëve në një proces të përbashkët të vënies së standardeve me Bordin Mbikëqyrës të Interesit Publik, i cili i mbikëqyrë aktivitetet e BSNAS-së dhe Grupin Këshilldhënës të BSNAS-së, i cili jep kontributin e vet në zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve, në favor të interesit publik. Strukturat dhe proceset që e mbështesin anën operative të BSNAS-së ndihmohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK).