Filluan ligjëratat e trajnimit për inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës

2018-11-05 - 02:46

Sot, me 5 nëntor 2018, filluan ligjëratat me grupin e parë të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) të cilët po i nënshtrohen trajnimit në programin e “Ekspertit Tatimor” të modeluar enkas për punonjësit e këtij institucioni. Gjithsej 75 inspektorë të ATK-së nga Njësia e tatimpaguesve të mëdhenj dhe Njësia e tatimpaguesve të mesëm do të jenë pjesë e këtij trajnimi.

Ky trajnim është bashkëfinancuar nga GIZ dhe Ambasada Britanike në Prishtinë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve brenda ATK-së për të përmirësuar tutje efikasitetin e këtij institucioni dhe shërbimin ndaj tatimpaguesve.

Në hapjen e ligjëratave të këtij trajnimi morën pjesë: z. Sakip Imeri – Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, z. Nahit Sharku - zv. Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, znj. Shpresa Mustafa – Nënkryetare e Këshillit të ShKÇAK, z. Ramadan Islami – Përfaqësues nga GIZ dhe znj. Edona Perjuci Uka – Udhëheqëse e Departamentit të Edukimit të ShKÇAK-së, të cilët ju dëshiruan kandidatëve mirëseardhje dhe sukses përgjatë këtij trajnimi.