Raporti i ri nga IAB dhe FNK përshkruan pikat kyçe për një qeverisje të fuqishme

2018-09-24 - 11:04

Rolet e veçanta të Funksionit të Auditimit të Brendshëm dhe Financave ofrojnë mbështetje të rëndësishme.

Sipas ekspertëve të paraqitur në një raport të ri nga Instituti i Auditorëve të Brendshëm (IAB) dhe Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK), qeverisja efektive është rezultat i një mozaiku të politikave, proceseve dhe bashkëveprimeve mes funksioneve të ndryshme brenda organizatave.

Raporti i titulluar “Të Bashkuara, të ndërlidhura dhe të harmonizuara: Si rolet e veçanta të funksionit të auditimit të brendshëm dhe financave nxisin qeverisjen e mirë", mori mendimet e 11 ekspertëve të qeverisjes dhe liderëve të fushës përkatëse për të shqyrtuar rolet e veçanta që funksioni i auditimit të brendshëm dhe i financave luajnë në ruajtjen e një sistemi të fuqishëm të qeverisjes korporative.

Raporti identifikon disa kërkesa kyçe për qeverisje efektive, duke përfshirë:

  • Një kulturë etike të korporatës që fuqizon liderët efektivë në të gjithë organizatën për të kryer procese të qeverisjes së mirë;
  • Komunikim dhe bashkëpunim efektiv mes roleve të ndryshme; dhe
  • Kompetencat e domosdoshme për funksionin e auditimit të brendshëm dhe të kontabilitetit dhe financave për të fituar mbështetjen dhe respektin e akterëve relevant.

Ky raport u përgatit nga ekspertë të qeverisjes duke përfshirë këtu dhe udhëheqësit e shoqatave profesionale ndërkombëtare të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre.

"Bashkëpunimi ndërmjet funkisonit të auditimit të brendshëm dhe financave është vendimtar për të siguruar qeverisje të mirë", tha Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i IAB, Richard F. Chambers. "Vetëm duke njohur rolet e tyre të veçanta dhe vlerën në bashkëveprimin e tyre të suksesshëm, organizatat mund të përmirësojnë shërbimet që ofrojnë."

Kryetarja e FNK-së gjithashtu theksoi përfitimin nga kjo marrëdhënie.

 "Është një nevojë e thellë për të ndërmarrë veprime dhe për të ruajtur kulturat që nxisin një qeverisje të mirë", tha Rachel Grimes, Kryetare e FNK-së. "Profesionistët e kontabilitetit luajnë një rol kyç në çdo nivel të qeverisjes, dhe i përmbahen kodit global të etikës i cili paraqet e qëllimin e profesionit për mbrojtjen e interesit publik.
 
Raporti thekson se, për shkak se të dy funksionet kanë role plotësuese, detyrat e tyre përkuese mund të ndihmojnë për të shmangur boshllëqet në qeverisje. E rëndësishme është që ekspertët tregojnë nevojën për të  pasur mbështetës brenda dhe jashtë organizatës për të dy funkisonet  si për auditim të brendshëm ashtu dhe të financave, të cilët mbrojnë rëndësinë dhe vlerën e tyre.

Chambers shtoi se, "Auditimi i brendshëm duhet të jetë mbështetës i vetvetes  dhe të punojë për të dëshmuar përfitimet e përfshirjes së auditimit të brendshëm në procesin e qeverisjes. Palët e interesit [menaxhmenti ekzekutiv dhe bordi] që kuptojnë ndërveprimet komplekse dhe marrëdhëniet që ndikojnë në qeverisje janë të pozicionuar më së miri për të ndihmuar organizatat e tyre të kenë sukses ".

"Të Bashkuara, të lidhura  dhe të harmonizuara: Si rolet e veçanta të funksionit të auditimit të brendshëm dhe financave nxisin qeverisjen e mirë" paraqet një bashkëpunim të rëndësishëm mes FNK dhe IAB, anëtarët e të cilave përfaqësojnë një segment të rëndësishëm dhe jetësor të profesionistëve që kontribuojnë në qeverisjen e mirë. Organizatat kanë një marrëdhënie të gjatë, mbështetje reciproke, e cila përfshin një memorandum mirëkuptimi që promovon vepra bashkëpunuese dhe shërbejnë në bordet dhe komisionet e njëra-tjetrës.

 

Për FNK-në

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e zotuar në shërbim të interesit publik, duke e forcuar profesionin dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive ndërkombëtare. FNK përbëhet nga 175 anëtare me të drejta të plota dhe anëtarë të asocuar nga më shumë se 130 shtete dhe juridiksione, që përfaqësojnë rreth 3 milionë kontabilistë dhe auditorë që punojnë në praktika publike, edukim, shërbime qeveritare, industri dhe tregti.

Për  IAB

Instituti i Auditorëve të Brendshëm (IAB) është mbrojtësi, edukatori dhe ofruesi i standardeve, udhëzimeve dhe çertifikimeve më i njohur  i profesionit të auditimit të brendshëm. I themeluar në vitin 1941, IAB sot shërben më shumë se 190,000 anëtarë nga më shumë se 170 vende dhe territore. Selia qendrore globale e IAB është në Lake Mary, Floridë.