Me datë 30 qershor, 2018, në qytetin historik të Vlorës u mbajt konferenca e përbashkët e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) dhe Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) të Shqipërisë me temën “Sistemi i edukimit - rruga e duhur për sensibilizimin e palëve me interes dhe mbajtjes së reputacionit te profesionit”.
Konferenca kishte si synim të bashkojë anëtarët e këtyre dy shoqatave profesionale me qëllim të diskutimit të sfidave për implementim të kërkesave të shumta për profesionistët e dy vendeve, informimit të tyre mbi rëndësinë e standardeve të edukimit në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve dhe ruajtjen e reputacionit të profesionit, dhe rëndësinë e kontrollit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga anëtarët.
Hapja e konferencës u bë nga Kryetari i IEKA z. Hysen Çela dhe Kryetari i ShKÇAK z. Nazmi Pllana. Në fjalën mirëseardhëse z. Pllana theksoi se “Universitetet do të duhet të zhvillojnë ose të inkorporojnë njësi të reja, të tilla si cloud-computing, teknologjinë digjitale, raportim të integruar, e kështu me radhë për studentët e kontabilitetit. Organizatat profesionale të kontabilitetit duhet të konsultohen me universitetet për të përfshirë ekspertë dhe ligjërues në fusha të reja dhe të zhvillojnë kurse të reja të tyre. Në të njëjtën kohë, universitetet duhet ose të investojnë në anëtarët ekzistues të fakultetit për trajnime dhe mësime në këtë fusha të reja ose të rekrutojnë ekspertë nga jashtë për të koordinuar dhe ligjëruar njësi të reja.”
Përveç anëtarëve dhe Këshilleve të Shoqatave respektive, në këtë konferencë morrën pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues nga organizatat simotra ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit.
Nga Institucionet e Republikës së Kosovës, pjesëmarrës ishin z. Fatmir Gashi, Zëvendës Ministri i Financave dhe z. Sakip Imeri, Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.
Në fjalimin e tij përshëndetës, z. Fatmir Gashi tha se “Zhvillimi i profesionit dhe i shërbimeve të ofruara prej tij, sollën domosdoshmërinë e rregullimeve dhe të organizimit të anëtarëve të këtij profesioni në institucione që garantonin qoftë sigurinë ndaj publikut për shërbimet e kryera, ashtu edhe mbrojtjen e vetë profesionistëve.
Rregullimi i profesionit mund të realizohet nëpërmjet disa rrugëve të cilat nisin me rregullimin spontan, përmes raportit kërkesë-ofertë; rruga e dytë është ajo vetërregullatore ku profesioni rregullohet vetë dhe vendos mekanizma që e bëjnë atë të jetë i besueshëm për publikun; dhe rruga e tretë është rregullimi nga autoritetet shtetërore dhe autoritete të tjera të pavarura.
Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të profesionit të kontabilistit dhe të auditorit, si edhe të nevojës për arritje të dijes së mëtejme nga këto fusha është domosdoshëm ridizajnimi i kurikulave me eksperienca botërore në fushën e kontabilitetit dhe të auditimit në njësitë universitare që e mbulojnë këtë segment të arsimimit.”
Më tutje, z. Sakip Imeri dha edhe një perspektivë tjetër mbi nevojën e bashkëpunimit në mes të profesionistëve dhe autoriteteve tatimore duke theksuar se “Mënyra më efektive për të realizuar dhe mbajtur përmbushjen vullnetare është ndërtimi i raporteve të besimit dhe respektit të ndërsjellë në mes të Administratës Tatimore dhe tatimpaguesve të Kosovës. Bashkëpunimi me profesionistët e kontabilitetit, Shoqatat profesionale të tyre dhe përfaqësuesit e tatimpaguesit është siguria më e madhe e zbatimit të drejtë të Ligjeve.
ATK është e orientuar drejt ofrimit të shërbimeve elektronike, krijimit të aplikacioneve që lehtësojnë përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve, përsosjes se analizës se riskut në përzgjedhjen e tatimpaguesve që potencialisht shmangin pagesën e tatimeve dhe përdorimi i forcës së Ligjit ndaj atyre që bëjnë evazion fiskal duke rrezikuar konkurrencën e drejtë të tatimpaguesve të ndershëm.
ATK, me kapacitetet e saja dhe në bashkëpunim edhe me Institucionet tjera të zbatimit të Ligjit, është e përgatitur që të zbatoj të gjitha Iniciativat e Qeverisë në funksion të lehtësimit të të berit biznes në Kosovë, jemi të përkushtuar që të punojmë me përfaqësuesit e bizneseve qe të mbështesim të gjitha përpjekjet per një zhvillim sa me të madh ekonomik dhe konkurrencë te ndershme në treg. Prioritet është luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht te ekonomisë se hirtë, ku ka përgjegjësi ATK.”
Konferenca vazhdoi me prezantime mbi rolin e organizmave profesionale në edukimin e kandidatëve dhe zhvillimin e vijueshëm profesional, ku Znj. Ardiana Bunjaku, Drejtoreshë Ekzekutive e ShKÇAK dhe Znj. Edona Perjuci-Uka, Udhëheqëse e departamentit të edukimit dhe standardeve profesionale prezantuan mbi historikun, arritjet, dhe bashkëpunimet e Shoqatës nga themelimi i saj, sistemin e edukimit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë, dhe programet e edukimit të ShKÇAK.
Pjesëmarrësit e konferencës gjithashtu patën mundësinë të informohen mbi digjitalizimin në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit si një nga faktorët më me ndikim në të ardhmen e profesionit përmes prezantimin nga Znj. Melita Ymeraga; si dhe për parimet globale të kontabilitetit menaxherial si një fushë jo dhe aq e zhvilluar në rajonin tonë përmes prezantimit nga Znj. Samantha Louis, Zëvendës Kryetare për avokim ndërkombëtar AICPA-CIMA.
Konkluzionet që dolën nga kjo konferencë janë që: