Zgjerimi i kualifikimeve konform nevojave të profesionit në Kosovë, harmonizimi i vazhdueshëm i programeve të edukimit me standardet ndërkombëtare të edukimit dhe integrimi me zhvillimet globale janë objektiva që ShKÇAK i mban në fokus të vazhdueshëm. ShKÇAK së voni i ka zhvilluar tri programe të reja të çertifikimit: Ekspert Tatimor, Ekspert i Lartë Tatimor dhe Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare, të cilat tashmë janë akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Programet e çertifikimit Ekspert Tatimor dhe Ekspert i Lartë Tatimor do t’i pajisin të gjithë të interesuarit me njohuri teorike dhe praktike të specializuara vetëm në fushën e tatimeve në mënyrë që këshillat dhe puna e ekspertëve të tillë të jetë sa më dobiprurëse për organizatat ku ata janë të punësuar, apo të cilave u ofrojnë shërbime.
Programi Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare ofron njohuri, aftësi dhe ekspertizën e duhur që rezultojnë të jenë thelbësore për luftimin e korrupsionit si parakusht për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.
ShKÇAK së shpejti do ta shpallë thirrjen për regjistrim për të gjithë të interesuarit për kualifikim në programet e saj të reja, Ekspert Tatimor, Ekspert i Lartë Tatimor dhe Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare.