IAASB Publikon Udhëzuesin Gjithëpërfshirës për Zbatimin e ISA për LCE

2025-04-02 - 12:59

Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Auditimit dhe Sigurimit (IAASB) ka publikuar më 27.03.2025 një udhëzues të ri për zbatimin për herë të parë të ISA për LCE—standardi ndërkombëtar i pavarur i auditimit, i krijuar posaçërisht për auditimet e pasqyrave financiare të entiteteve më të vogla dhe më pak komplekse. Ky udhëzues ofron një përmbledhje të koncepteve, strukturës dhe formatit të standardit. Udhëzuesi paraqet njohuri hap pas hapi për secilën pjesë të standardit, me shembuj dhe krahasime me ISA-të, duke i pajisur praktikuesit me mjetet për të zbatuar në mënyrë efektive këtij standardi.

I disponueshëm në faqen zyrtare të IAASB, ky udhëzues plotëson burimet e mëparshme të publikuara, duke përfshirë një udhëzues për adoptim, udhëzime shtesë mbi autoritetin e standardit dhe raportimin e auditorit, video dhe seminare online. Së bashku, këto materiale formojnë një grup të plotë mjetesh për të mbështetur një zbatim të suksesshëm.

Ky udhëzues nuk ndryshon dhe nuk zëvendëson tekstin autoritativ të ISA për LCE, por shërben si një burim i vlefshëm për të lehtësuar kuptimin dhe zbatimin e tij. Eksploroni udhëzuesin dhe burimet shtesë në: www.iaasb.org/ISAforLCE.


Rreth SNA për EPK
I ndërtuar mbi bazat e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (ISA), Standardi Ndërkombëtar i Auditimit për Auditimet e Pasqyrave Financiare të Entiteteve më Pak Komplekse (ISA për LCE) është proporcional dhe i përshtatur për nevojat specifike të auditimeve të ndërmarrjeve më pak komplekse. Qasja e thjeshtuar e tij përmirëson përdorshmërinë për praktikuesit që kryejnë këto angazhime.


Linku i udhëzuesit