Me datë 24 mars, 2025, u mbajt Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve së Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).
Si organi më i lartë qeverisës i Shoqatës, Kuvendi i përbërë nga anëtarët aktiv të ShKÇAK votoi dhe aprovoi me shumicë votash raportin e aktiviteteve dhe raportin e pasqyrave financiare të audituara për vitin 2024, Statutin e ShKÇAK, Strategjinë e zhvillimit 2025-2029, propozimin për investim në modulet e reja sipas Strategjisë së zhvillimit 2025-2029 si dhe planin e punës dhe buxhetin për vitin 2025.
Këtë vit u mbajtën edhe zgjedhje për anëtarët e Komisionit për Sjellje dhe Disiplinë, ku pas votimit nga Kuvendi u zgjodhën kandidatët si në vijim:
• Ariana Alaj
• Aurora Dinaj
• Denada Kodra
• Lyra Osmani Ahmeti
• Ylli Llonçari
Gjatë Mbledhjes së Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës, Drejtoresha Ekzekutive përmes një fjalimi emocionues njoftoi anëtarët për vendimin e saj për dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv. Znj. Bunjaku iu drejtua të pranishmëve duke reflektuar mbi rrugëtimin e përbashkët dhe duke i falënderuar për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë 23 viteve të kaluara.
Kryetari i Shoqatës z. Adrian Alo, në emër të Bordit dhe anëtarëve falënderoi znj. Bunjaku për kontributin e dhënë në zhvillimin e shoqatës dhe të profesionit duke theksuar se gjatë gjithë këtij rrugëtimi, udhëheqja e saj ka qenë frymëzim për të gjithë. Përkushtimi i saj për të ndërtuar një organizatë mbi vlerat e besimit, ekselencës dhe bashkëpunimit ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe trashëgimia e saj do të na udhëheqë edhe në të ardhmen.
Ndërsa z. Burim Ahmeti në emër të Zyrës Ekzekutive falënderoi znj.Bunjaku për përkushtimin dhe angazhimin e pandërprerë, duke theksuar se puna e saj do të mbetet një frymëzim për të gjithë dhe kontributi saj në zhvillimin e Zyrës Ekzekutive dhe personelit është një kapitull i rëndësishëm i historisë së ShKÇAK.