Më 5 nëntor 2024, Z. Nazmi Pllana, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), përfaqësoi Shoqatën në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë të FCM-së, që u mbajt në Paris, Francë.
Në këtë mbledhje u miratuan Buxheti dhe Plani i aktiviteteve për vitin 2025.
Në kuadër të takimit, gjithashtu u mbajtë dhe ceremonia festive me rastin e 25-vjetorit të themelimit të FCM-së, ku morën pjesë anëtarë të FCM-së dhe përfaqësues nga organizata të tjera të profesionit të kontabilitetit dhe auditimit. Ngjarja tërhoqi figura të shquara të fushës, ndër ta edhe Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC), znj. Asma Resmouki, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IFAC, Z. Lee White.
Gjithashtu fjalime mbajtën dhe Presidenti aktual i FCM-së, Z.Nelson Ferreira, dhe ish-Presidenti Z. Philippe Arraou, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi rrugëtimin dhe të ardhmen e Federatës. Gjithashtu një fjalë rasti adresoi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IFAC, Z.Lee White.