Kryetari i Bordit të ShKÇAK, z. Adrian Alo, përfaqësoi Shoqatën në Konferencën Ndërkombëtare të...
Thirrje për regjistrim në programet e ShKÇAK për sesionin SHTATOR 2025 Shoqata e Kontabilistëve të...
Sot, më 25 prill 2025, Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) dhe...
Sot me datë 26 korrik, 2023 - Shoqata e Kontabilisteve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) lidhën marrëveshje të bashkëpunimit për trajnime profesionale, nënshkruar nga Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK, Znj. Ardiana Bunjaku dhe Auditorja e Përgjithshme, Znj. Vlora Spanca.
Kjo marrëveshje përcakton kushtet, të drejtat dhe detyrimet lidhur me shërbimet profesionale ofruar nga ShKÇAK për zyrtarët e ZKA, me objektivën e përcaktimit të orëve të trajnimit, kushtet e pjesëmarrjes në trajnime në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional (EVP) si dhe të drejtat e zyrtarëve në Shoqatë.
Sipas marrëveshjes së arritur në kuadër të EVP, zyrtarët e ZKA do të vijojnë 10 orë trajnime brenda vitit kalendarik, në tema të caktuara në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit si dhe auditimit në sektorin publik. Trajnimet do të organizohen gjatë muajit shtator.
Copyright © 2016 - 2025 - All Rights Reserved.
Dev by SAP_