ShKÇAK viziton Victoria Accounting House

2023-03-08 - 11:49
ShKÇAK qëndron gjithmonë pranë anëtarëve të saj, takimet me anëtarë janë të domosdoshme për zhvillimin e profesionit, tejkalimin e sfidave dhe krijimin e një ambienti sa më transparent të punës.

Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK Znj. Ardiana Bunjaku dhe Udhëheqësja e Departamentit për Shërbimin me Anëtarë Znj.Burbuqe Gjonbalaj vizituan kompaninë Victoria Accounting House ku u pritën nga anëtarja e bordit të ShKÇAK Znj. Elvira Ibrahimi Hoti.

Gjatë takimit përveç diskutimeve për ndryshimet e fundit në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, u shkëmbyen dhe ide rreth zhvillimit të aktiviteteve për fuqizimin e grave me theks të veçantë gratë në lidership.