ShKÇAK viziton Univerzum Audit

2023-03-07 - 11:49
ShKÇAK qëndron gjithmonë pranë anëtarëve të saj, takimet me anëtarë janë të domosdoshme për zhvillimin e profesionit, tejkalimin e sfidave dhe krijimin e një ambienti sa më transparent të punës.

Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK Znj. Ardiana Bunjaku dhe Udhëheqësja e Departamentit për Shërbimin me Anëtarë Znj.Burbuqe Gjonbalaj vizituan kompaninë Univerzum Audit ku u pritën nga anëtarja e ShKÇAK Znj. Besa Berisha.  Univerzum Audit operon që nga viti 2006 dhe aktualisht ka të punësuar mbi 10 profesionistë.

Gjatë takimit Znj. Berisha theksoi se përmes procesit të menaxhimit të cilësisë së ShKÇAK dhe punës dhe përvojës shumë vjeçare në profesionin e Kontabilitetit dhe Auditimit, nga viti 2023 Kompania Univerzum Audit është pjesë e rrjetit ECOVIS International.