ShKÇAK viziton Deloitte Kosova

2023-03-06 - 11:49

ShKÇAK qëndron gjithmonë pranë anëtarëve të saj, takimet me anëtarë janë të domosdoshme për zhvillimin e profesionit, tejkalimin e sfidave dhe krijimin e një ambienti sa më transparent të punës.


Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK-Znj. Ardiana Bunjaku dhe Udhëheqësja e Departamentit për Shërbimin me Anëtarë-Znj.Burbuqe Gjonbalaj vizituan Deloitte Kosova ku u pritën nga anëtaret e ShKÇAK Znj. Afrore Rudi-Partnere dhe Lidere në Deloitte Kosova dhe Znj. Arta Limani-Lidere e Auditimit dhe Sigurisë në Deloitte Kosova. Deloitte Kosova operon në Kosovë që nga viti 2001 dhe aktualisht numëron mbi 100 të punësuar.


Në takim u diskutua lidhur me shërbimet e ofruara nga Deloitte Kosova, format e bashkëpunimit të cilat kanë për qëllim avancimin e profesionit të kontabilitetit, auditimit dhe raportimit financiar. Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishin edhe sfidat e implementimit të Standardeve Ndërkombëtare e në veçanti Standardit Ndërkombëtar për Menaxhimin e Cilësisë (ISQM 1) i cili ka hyrë në fuqi me 15 dhjetor të vitit 2022.