MOMENTUM I INTERESIMIT PËR SHPALOSJEN DHE SIGURINË E ESG NGA KORPORATAT, MEGJITHATË SIPAS STUDIMIT PAQARTËSITË E RAPORTIMIT VAZHDOJNË TË MBESIN

2023-03-01 - 02:48

Publikuar nga: IFAC

Kompanitë më të mëdha globale vazhdojnë të tregojnë interesim në raportimin e korporatave dhe sigurinë lidhur me çështjet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), sipas një raporti të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve (IFAC) dhe AICPA & CIMA, dy të fundit prej të cilave formojnë Shoqatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve Profesionistë të Certifikuar. Megjithatë, mbeten pengesa të rëndësishme kur bëhet fjalë për ofrimin e informacionit të qëndrueshëm, të krahasueshëm dhe me cilësi të lartë për investitorët dhe huadhënësit.

Nga studimi i IFAC-AICPA dhe CIMA  shihet që rreth 95% e kompanive të mëdha raportuan për çështjet e ESG për vitin 2021. Raportimi është ngritur nga 91% nga viti 2019. 64% e kompanive u siguruan për të paktën disa informacione të ESG në vitin 2021, nga 51% në vitin 2019. Pamundësia e deritanishme për t'u bashkuar rreth standardeve të dakorduara globale, megjithatë, vazhdon të krijojë sfida.

"Edhe pse gjithnjë e më shumë kompanitë janë duke raportuar mbi ESG dhe qëndrueshmërinë, të dhënat zbulojnë fragmentimin e vazhdueshëm në mbarë botën në lidhje me standardet dhe kornizat që përdoren," theksoi Drejtori Ekzekutiv(CEO) i IFAC Kevin Dancey. “86% e kompanive përdorin standarde dhe korniza të llojllojshme. Ky sistem i llojllojshëm nuk mbështet raportim të qëndrueshëm, të krahasueshëm dhe të besueshëm. E rëndësishme  gjithashtu se nuk ofron bazën e nevojshme për sigurimin e qëndrueshmërisë me cilësi të lartë në nivel global.”

Raporti shqyrton gjithashtu nivelin në të cilin kompanitë ofrojnë informacion largpamës të objektivave dhe planeve mbi reduktimin e emetimeve. Derisa dy të tretat e kompanive shpalosën objektivat, ende mbetet prapa shkalla/norma në të cilën kompanitë raportojnë emetimet e tyre historike të gazërave në sera, (97%).

"Rritjet e qëndrueshme në raportim dhe siguri janë të rëndësishme, megjithatë më shumë kompani duhet të ndërmarrin hapin shtesë për t’u siguruar dhe besuar në atë që raportojnë," tha Susan Coffey, CEO e kontabilitetit publik të AICPA & CIMA. “Roli jonë profesional në ofrimin e kësaj sigurie është vendimtar. Kontabilistët dhe auditorët kanë kompetencë të padiskutueshme, gjykim profesional dhe operojnë brenda një sistemi të fortë të ndërtuar duke pasur parasysh mbrojtjen e interesit publik. Ne duhet të jemi zgjedhje e qartë për të rrënjosur besimin dhe vlerën në të dhënat e ESG në mbarë botën.”

Gjetjet kyçe shtesë:

  • Përdorimi i standardeve të Bordit të Standardeve të Kontabilitetit të Qëndrueshmërisë (SASB) dhe kuadri i Task Forcës për zbulimet financiare të lidhura me ndryshimet klimatike (TCFD) janë ngritur ndjeshëm midis 2019 dhe 2021: ishte një ngritje prej 29% për përdorimin e standardeve të SASB dhe 30% për kornizën TCFD.
  • Ndërsa firmat e kontabilitetit kryejnë më shumë angazhime, ndarja e tregut të tyre - 57% e angazhimeve të sigurimit të qëndrueshmërisë/ESG ka rënë nga 63% në 2019.
  • Kur kompanitë u siguruan nga një kontabilist profesionist, ata zgjodhën auditorin e tyre ligjor 70% të kohës.
  • Globalisht, Standardi Ndërkombëtar i Angazhimit të Sigurisë 3000 i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (i rishikuar) mbetet standardi më i popullarizuar kur ofron siguri:
  1. 95% e firmave që ofrojnë siguri përdorin ISAE 3000, nga 88% në 2019.
  2. 38% e ofruesve të shërbimeve jo-kontabël përdorin ISAE 3000, nga 34% në 2019.

Rreth Studimit

IFAC dhe AICPA & CIMA u bashkuan për të kuptuar praktikat e raportimit dhe sigurimit mjedisor, social dhe të qeverisjes (ESG) në baza globale duke hulumtuar raporte që përmbajnë informacion të ESG në 21 juridiksione. Rreth 1,350 kompani u rishikuan - 100 nga secila prej gjashtë ekonomive më të mëdha, me 50 kompani të rishikuara në 15 juridiksionet e mbetura. Raporti aktual përfshin të dhëna nga viti 2019-2021. Metodologjia e plotë është e disponueshme në studim.