TANI NË DISPOZICION UDHËZUES I RI MBI IDENTIFIKIMIN DHE VLERËSIMIN E RREZIQEVE TË ANOMALIVE MATERIALE NË NJË AUDITIM TË PASQYRAVE FINANCIARE

2022-08-01 - 10:37

Publikuar nga: IAASB

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS/IAASB) ka publikuar Udhëzuesin e Zbatimit për SNA 315 (i rishikuar - 2019), Identifikimi dhe Vlerësimi i Rreziqeve të Anomalive Materiale. Udhëzuesi fokusohet në ndryshimet më thelbësore që janë bërë në Standardin Ndërkombëtar të Auditimit (SNA) 315 (i rishikuar - 2019) dhe do të ndihmojë akterët relevant të kuptojnë dhe zbatojnë standardin e rishikuar siç synohet.

SNA 315 (i rishikuar - 2019) është efektiv për auditimet e pasqyrave financiare për periudhat që fillojnë me ose pas datës 15 dhjetor 2021. Ky publikim nuk ndryshon apo anashkalon SNA 315 (i rishikuar - 2019), teksti i të cilit është autoritativ. Leximi i këtij publikimi nuk është një zëvendësim për leximin e standardit.