Takim me Zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Z. Besnik Bislimi.

2022-07-19 - 02:34

Sot me datë 19 korrik, 2022 – Përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) - Kryetari i Bordit Z. Nazmi Pllana dhe Drejtoresha Ekzekutive Znj. Ardiana Bunjaku, u pritën në takim nga Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Z. Besnik Bislimi.


Takimi kishte për qëllim diskutimin rreth avancimit dhe reformave të sistemit të raportimit financiar dhe auditimit në Kosovë sipas Direktivave përkatëse të Bashkimit Europian, si dhe menaxhimit të financave publike dhe auditimit të brendshëm në sektorin publik duke i dhënë fokus ngritjes së kapaciteteve profesionale, si dhe çështje të tjera në lidhje me profesionin e kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë.


ShKÇAK shprehi gatishmërinë e plotë për të mbështetur Qeverinë në përpjekjet e saj drejt harmonzimit të Standardeve Profesionale me kërkesat e Bashkimit Evropian.