PLATFORMA E RE DIGJITALE E FNK I ASISTON SEKTORIT PUBLIK KALIMIN NGA KONTABILITETI I PARAS SË GATSHME NË KONTABILITIN AKRUAL: RRUGËTIMI DREJT KONTABILITETIT AKRUAL

2022-03-01 - 08:02

Rrugëtimi drejt kontabilitetit akrual ofron burime për të implementuar të gjithë qasjen e sistemit ndaj Menaxhimit të Financave Publike cilësore (MFP) të nevojshme për kalimin nga parimi i parasë së gatshme në parimin akrual me përfitim maksimal.

 

Për të kontribuar dhe promovuar zhvillimin, miratimin dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare me cilësi të lartë, Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK) lansoi një platformë të re dixhitale, Rrugëtimi drejt kontabilitetit akrual, duke ofruar një pikë qendrore aksesi në burime të dobishme për qeveritë dhe njësit e tjera publike të planifikojnë dhe ndërmarrin një kalim nga kontabiliteti i parasë së gatshme në kontabilitetin akrual, duke përfshirë adoptimin dhe zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP).

Rrugëtimi drejt kontabilitetit akrual bazohet në punën e Bordit të Standardeve Ndërkombëtar të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP) Studimi 14, Tranzicioni në kontabilitetin sipas parimit akrual: Udhëzime për qeveritë dhe entitetet qeveritare me përmbajtje të përditësuar dhe një prezantim të modernizuar me navigim më të lehtë. 


Për të pajisur njësitë e sektorit publik me mjete për një kalim të lehtë dhe të kujdesshëm, Rrugëtimi drejt kontabilitetit akrual:

  • Thekson përfitimet dhe implikimet e adoptimit dhe zbatimit të kontabilitetit akrual, duke përfshirë SNKSP;
  • Parashtron bazat për menaxhimin cilësor të financave publike (MFP), thelbësore për ofrimin efektiv dhe efikas të shërbimeve publike, financat publike transparente dhe besimin ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve;
  • Eksploron shtigje të shumta tranzicioni për zbatimin e kontabilitetit akrual;
  • Identifikon detyrat kryesore që lidhen me njohjen e pasurive, detyrimeve, të hyrave dhe shpenzimeve, duke përfshirë çështjet dhe sfidat që lidhen me identifikimin, si dhe matjen e këtyre elementeve në pasqyrat financiare;
  • Jep sugjerime praktike, udhëzime dhe raste studimore bazuar në përvojën e subjekteve dhe juridiksioneve të tjera; dhe
  • Ofron lidhje me udhëzime dhe burime të tjera të dobishme për të ndihmuar njësitë publike të marrin vendimet më të mira për rrethanat e tyre unike.

Platforma u zhvillua nga FNK me përmbajtje të ofruar nga Instituti i Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA) dhe reagime nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtar të Sektorit Publik (IPSASB) dhe palët e interesuara të komunitetit ndërkombëtar.


"Përfitimet janë të qarta: kontabiliteti akrual përmirëson transparencën, vendimmarrjen dhe llogaridhënien në sektorin publik, por rruga përpara është më pak e dukshme," tha CEO i FNK Kevin Dancey. "Rrugëtimi drejt kontabilitetit akrual do të ndihmoj kontabilistët dhe entitetet e sektorit publik të shfrytëzojnë mundësinë e kalimit në kontabilitetin akrual duke i pajisur ata me mjetet e nevojshme për të krijuar shtigjet e tyre unike drejt menaxhimit të shëndoshë të financave publike."


"Ekziston një aktivitet domethënës i miratimit dhe zbatimit të kontabilitetitakrual në të gjitha rajonet e botës," tha Ian Carruthers, Kryetar i Bordit të Standardeve Ndërkombëtar të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP). "Deri në vitin 2025, 50% e juridiksioneve në Indeksin Ndërkombëtar të Përgjegjshmërisë së Sektorit Publik 2021 parashikohet të raportojnë mbi bazën e parimit akrual dhe Rrugëtimi drejt kontabilitetit akrual do të jetë thelbësor në mbështetjen e këtyre tranzicioneve dhe shumë të tjerave të planifikuara për vitet në vijim."


Eksploroni platformën: https://pathways.ifac.org. 
 

Rreth FNK 

FNK është organizat globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e dedikuar për t'i shërbyer interesit publik duke forcuar profesionin dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të forta ndërkombëtare. FNK përbëhet nga 180 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në 135 vende dhe juridiksione, duke përfaqësuar më shumë se 3 milionë kontabilistë dhe auditor në praktikën publike, arsim, qeveri, industri dhe tregti.