UDHËZUESI I RI I ZBATIMIT PËR MENAXHIMIN E CILËSISË PËR AUDITIMET E PASQYRAVE FINANCIARE

2022-02-22 - 04:49

Bordi i Standardeve Ndërkombëtar të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS) ka publikuar Udhëzuesin e Zbatimit për herë të parë për SNA 220, Menaxhimi i Cilësisë për një Auditim të Pasqyrave Financiare. Udhëzuesi do t'i ndihmojë palët e interesuara të kuptojnë standardin dhe të zbatojnë siç duhet kërkesat e tij.

Krahas udhëzuesve të zbatimit të publikuar më parë për Standardet Ndërkombëtare të Menaxhimit të Cilësisë (SNMC/ISQM) 1 dhe 2, Udhëzuesi i ri do të ndihmojë palët e interesuara të zbatojnë grupin e standardeve të menaxhimit të cilësisë të BSNAS/IAASB. Kompleti i standardeve u publikua në dhjetor 2020 dhe hynë në fuqi më 15 dhjetor 2022.

Këto publikime nuk ndryshojnë ose anashkalojnë SNA/ISA 220 ose SNMC/ISQM 1 ose 2, teksti i të cilave është autoritativ. Leximi i këtyre publikimeve nuk është një zëvendësim për leximin e SNMC-ve. BSNAS/IAASB inkurajon të gjithë praktikuesit që të planifikojnë herët për zbatimin e duhur, duke pasur parasysh ndikimin e mundshëm të ndryshimeve në sistemet e menaxhimit të cilësisë të firmave.