Auditorë: Tani është koha për të mirëpritur rolin tonë si agjentë të ndryshimit

2021-09-10 - 01:00

Francisco Sant'anna, Auditor Ligjor, Kryetar i bordit të drejtorëve, IBRACON | 26 Gusht 2021

Auditorët Ligjor gjithmonë është dashur të kenë njohuri të gjera mbi standardet ekzistuese profesionale dhe etike dhe kornizat rregullatore, si dhe të përditësojnë dhe zhvillojnë rregullisht aftësitë e tyre për të përmbushur ndryshimet dinamike të tregut dhe transformimet në mbarë botën.

Nevoja tani është ndoshta edhe më e madhe në mjedisin aktual të transaksioneve komplekse dhe teknologjive të reja. Një pamje më gjithëpërfshirëse e biznesit, që mbulon jo vetëm çështjet e kontabilitetit, por edhe masat dhe informacionin mbi çështjet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së korporatave janë shumë të kërkuara.

Në këtë kontekst, vlen të theksohet zhvillimi i një Bordi të Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë, nën koordinimin e Fondacionit SNRF, me mbështetjen e FNK dhe institucioneve të tjera globale. Kjo do të sigurojë që ekziston një standard botëror i përsosmërisë në raportimin e korporatave, bazuar në përvojat me modelet ekzistuese, dhe duhet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e informacionit në këtë fushë.

Kërkesat për informacion jo-financiar po rriten, sepse aktualisht, në këndvështrimin e investitorëve dhe përdoruesve të raporteve të korporatave, informacioni i përmbajtur në raportet e korporatave nuk është më i mjaftueshëm për të demonstruar se një kompani është fitimprurëse nëse nuk ka gjithashtu një ndikim pozitiv në lidhje me njerëzit e tij, komunitetin dhe mjedisin. Për më tepër, vlerat dhe misionet e shumë bizneseve lidhen me çështje jo-financiare, siç janë angazhimet sociale dhe klimatike. Këta janë faktorë shtesë, të ndjeshëm në të kuptuarit dhe pranimin se si krijohen dhe mirëmbahen vlerat e një kompanie.

Prandaj, cilësia e informacionit të ofruar për përdoruesit e ndryshëm të raporteve të korporatave është kritike për të mbështetur efikasitetin e tregut të kapitalit. Si rezultat, investitorët e sotëm dhe përdoruesit e tjerë të deklaratave të korporatave kërkojnë informacion gjithnjë e më të besueshëm dhe të krahasueshëm mbi çështjet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes. Nga ana tjetër, përparimi dhe standardizimi global i informacionit kontabël në këtë fushë vetëm se do të rrisë rëndësinë dhe kontributin e auditorëve.

Kjo është arsyeja pse, ne, kontabilistët dhe auditorët, duhet të mbështesim Fondacionin SNRF në objektivin e tij për krijimin e një Bordi të Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë. Ne jemi tashmë një pjesë thelbësore e tregut financiar - duke siguruar opinione të paanshme mbi besueshmërinë e shpalosjeve të kompanive. Është e natyrshme që pjesëmarrja jonë të shtrihet më shumë në organet më të larta vendimmarrëse publike dhe private - në fuqitë ekzekutive dhe legjislative shtetërore dhe komunale dhe në bordet e drejtorëve të kompanive. Njohuritë e specializuara dhe performanca e auditorëve ligjor të udhëhequr nga skepticizmi profesional siguron një kthim domethënës në shoqëri, duke marrë parasysh që puna jonë ka për qëllim t'i shërbejë interesit publik.

Ka vend për aktivizim më të lartë të auditorëve në botën e vendimmarrjes. Sidoqoftë, një përparim i tillë do të jetë i mundur vetëm kur ne të përqafojmë përgjegjësinë tonë për të qenë ambiciozë dhe larg-pamës. Në këtë kuptim, na takon neve të kërkojmë këto pozicione.

Tani nuk është koha për të vepruar vetëm si kontabilistët tradicionalë që shtypin numrin, por për të kuptuar përgjegjësinë tonë si agjentë të ndryshimit dhe për t’ u kyçur në mundësi të reja që do të bëjnë ndryshim. Bota po kalon ndryshime dhe sfida të thella. Ne duhet të marrim pjesë gjithnjë e më shumë në biseda më të larmishme dhe me profesionistë të tjerë për të çuar përpara këto ndryshime dhe për të shfrytëzuar mundësitë para nesh.