- Blockchain & Asetet Digjitale - Pozicionimi i Kosovës në Ekonominë Globale Digjitale"

2021-06-10 - 10:00

ShKÇAK ju fton të merrni pjesë një webinarin "Blockchain & Asetet Digjitale – Pozicionimi i Kosovës në Ekonominë Globale Digjitale"

Data: 16 qershor, 2021
Ora: 14:00
Gjuha: Webinari do të zhvillohet në gjuhën angleze, me përkthim simultan në gjuhën shqipe.
Kosto: Webinari ofrohet pa pagesë

Panelistët: 
Ermal Sadiku - CEO në Linkplus IT
Renata Szkoda - Global DCA
Bjondi Dervishi - Global DCA
Driton Hapçiu - Themelues i Cacttus & Recura
Lulzim Zeka - Auditor Ligjor
Robert Shala - Ekspert i Sigurisë Kibernetike
Alban Lufi 
- Auditor i Çertifikuar
 
Rreth temës:

Që nga viti 2009 kur teknologjia e parë Blockchain është prezantuar nga Satoshi Nakamoto, këto rrjete revolucionare kanë fituar popullaritet si në sektorët e korporatave ashtu edhe në ato qeveritare. Kjo rritje shpjegohet lehtësisht kur të mirren parasysh disa përparësi unike që ofrohen nga teknologjia blockchain e që më parë ishin të paimagjinueshme: regjistrat kryesorë që janë të pandryshueshëm dhe transparent përmes përdorimit të decentralizimit dhe kriptografisë.

I ndërtuar si një sistem regjistri, nuk është çudi që teknologjia blockchain po hedh me shpejtësi një konfuzion në industrinë e kontabilitetit dhe financave. Asetet digjitale (kriptovalutat) - më e zakonshmja prej të cilave është Bitcoin - po përdoren gjithnjë e më shumë në të gjithë botën. Bizneset e drejtpërdrejta dhe ato periferike që lehtësojnë hapësirën e aseteve digjitale ofrojnë mundësi të konsiderueshme për zhvillimin e biznesit, Investimet e Huaja Direkte (IHD), dhe krijimin e vendeve të punës për ekonomitë që përvetësojnë epokën digjitale.

Përderisa vendet si Kosova përparojnë dhe synojnë rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë Covid-19 dhe transformim afatgjatë – ky sesion është krijuar për të siguruar një pasqyrë të gjerë dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve kryesore si:

• Çfarë është Tekonologjia Blockchain? Si lidhet me të gjitha risitë rreth aseteve digjitale?
• Cila është gjendja aktuale e industrisë së aseteve digjitale globalisht? Si po angazhohet Kosova tashmë në këtë hapësirë, krahasuar me vendet e tjera?
• Cilat janë mundësitë dhe sfidat e Kosovës për ekonominë digjitale.

Ju lutemi, vini re se ky webinar do të regjistrohet. Me pjesëmarrjen në webinar, keni dhënë edhe lejen që organizatorët ta përdorin materialin e regjistruar për qëllime jokomerciale.


Klikoni KËTU për t’u regjistruar.