FNK vazhdon mbështetjen për Standardet Globale të Qëndrueshmërisë

2021-04-01 - 10:05

FNK, Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve, e cila përbëhet nga 180 organizata anëtare dhe të asociuara dhe përfaqëson 3 milion kontabilistë/auditorë profesionistë në të gjithë botën, vazhdon punën e saj në mbështetjen e  vendosjes së Standardeve Globale të Qëndrueshmërisë në interes të publikut.

Në këtë drejtim, FNK miraton veprimet më të fundit të shpallura nga Bordi i Fondacionit të SNRF-ve dhe Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO).

Konkretisht, FNK mbështet formimin e një grupi punues të Fondacionit të SNRF-ve dhe përpjekjet për të krijuar një komision konsultativ ekspertësh shumë-palësh, të dyja këto do të përshpejtojnë progresin drejt një bordi të suksesshëm të përcaktimit të standardeve. Këto hapa demonstrojnë fokusin e Fondacionit të SNRF-ve për të mbledhur dhe ofruar me shpejtësi punën e iniciativave ekzistuese.

FNK tutje mbështet krijimin e një grupi të ri të Ekspertëve Teknik të IOSCO-s nën Task Forcën e tij të Financave të Qëndrueshme, i cili demonstron kërkesën në rritje ndërkombëtare për punën e Fondacionit të SNRF.

Drejtori Ekzekutiv i FNK, Kevin Dancey tha, “FNK vazhdon mbështetjen e saj për Fondacionin e SNRF-ve në krijimin e një bordi ndërkombëtar për vendosjen e standardeve me një fokus në krijimin e vlerës së ndërmarrjes, një lidhje unike me punën e IASB dhe mbështetjen nga IOSCO dhe autoritetet e tjera. Kjo qasje ofron rrugën më të shpejtë dhe më efektive drejt një baze të dhënies së informacioneve shpjeguese ndërkombëtare të qëndrueshme për krijimin e vlerës së ndërmarrjeve, të zhvilluara për interesin publik. FNK bën thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për ta bërë këtë iniciativë të suksesshme. ”

Lexoni letrën më të fundit të Kevin Dancey drejtuar organizatave anëtare të FNK këtu.

Rreth FNK-së

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e përkushtuar për t'i shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga më shumë se 180 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130 vende dhe juridiksione, që i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në praktikën publike, edukim, shërbim qeveritar, industri dhe tregti.