FNK dhe ICAEW publikojnë pjesën e gjashtë të serive edukative mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave

2021-03-23 - 04:27

Së bashku me ICAEW, Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK) publikoi pjesën e gjashtë të serisë edukative mbi Bazat e Parandalimit të Pastrimit të Parave: Bizneset në Vështirësi.

Publikimi është pjesë e një serie të shkurtër 6-mujore që ndihmon kontabilistët dhe auditorët të rrisin njohuritë e tyre se si funksionon pastrimi i parave, rreziqet me të cilat përballen dhe çfarë mund të bëjnë për të zbutur këto rreziqe dhe për të dhënë një kontribut pozitiv në interesin publik. Pjesa e gjashtë shqyrton vështirësitë financiare të bizneseve dhe rritjen e rrezikut që një kontabilist apo auditor profesionist mund të hasë për të lehtësuar pa dashje procesin e pastrimit të parave.

Seria gjashtë-pjesëshe, me fokusin e saj në mundësinë dhe lehtësinë e përdorimit, do të jetë një burim për Praktikat e Vogla dhe të Mesme (PVM), dhe kontabilistët e auditorët të cilët janë më pak të njohur me AML, ndërsa ofron gjithashtu udhëzime për ata që kërkojnë një rifreskim të shpejtë ose referencë.

Bazat e Parandalimit të Pastrimit të Parave paraqitet në të dy uebfaqet të FNK dhe ICAEW dhe janë në dispozicion për tu shkarkuar falas. Për të qenë globalisht e rëndësishme, kjo seri përdor qasjen e bazuar në rrezik të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) - vëzhguesi global i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit - si një pikë fillestare.

 

Për më shumë informata në lidhje me FNK, vizitoni www.ifac.org.

Për më shumë informata në lidhje me ICAEW, vizitoni https://www.icaew.com/.