ShKÇAK merr pjesë në serinë e uebinarëve të Qendrës së Bankës Botërore për Reforma në Raportim Financiar (CFRR)

2021-02-12 - 01:44

Përfaqësues të ShKÇAK  po marrin pjesë në serinë e uebinarëve të Qendrës së Bankës Botërore për Reforma në Raportim Financiar (CFRR) me temë ”Implementimi i rregullores së Auditimit Ligjor në Bashkimin Evropian: Eksperienca e Francës”  nga data 9-12 Shkurt, 2021.

Fuqizimi i Auditimit dhe Raportimit në Partneritetin Lindor (STAREP) është një program rajonal i CFRR për Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, ky program filloi në tetor të vitit 2013 me kohëzgjatje 5 vjeçare. Në fillim të vitit 2019 projekti u zgjat për rreth 36 muaj me ndihmën e fondeve shtesë të siguruara nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Objektivi i këtyre serive të uebinarëve është të vazhdojnë rritjen e njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me mbikëqyrjen publike dhe sistemet e sigurimit të cilësisë së auditimit, përmes prezantimeve dhe diskutimeve rreth parimeve kryesore të mbikëqyrjes së auditimit dhe proceseve të sistemeve të sigurimit të cilësisë. Pas mbështetjes së STAREP, shtetet kanë implementuar, reformuara ose janë në proces të krijimit të një funksioni të mbikëqyrjes publike. Andaj, të kuptuarit në thellësi për zbatimin e rregullores ligjore nga Franca është me interes të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.

Uebinarët janë duke u ofruar në bashkëpunim me Institucionin Francez të Mbikëqyrjes së Auditimit H3C (le Haut conseil du commissariat aux comptes), rregullator i pavarur për profesionin e auditimit në Francë.

Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të organeve të mbikëqyrjes publike nga vendet STAREP dhe përveç këtyre gjithashtu pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si dhe disa vendet të tjera.