FNK mbështet veprimin e Bordit të SNRF-ve drejt mundësisë së krijimit të një Bordi të Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë

2021-02-04 - 12:40

FNK përmes një deklarate ka mirëpritur njoftimin e Bordit  të Fondacionit të SNRF-ve për të marrë hapa të mëtejshëm dhe në kohë për të vlerësuar mundësinë e krijimit të një Bordi të ri të Standardeve të Qëndrueshmërisë (BSQ).  FNK pajtohet se ka “kërkesë të gjerë për Fondacionin e SNRF-ve për të luajtur një rol të tillë”. Një Bord i Standardeve të Qëndrueshmërisë pozicionohet më së miri për të udhëhequr racionalizimin e vazhdueshëm të një sistemi koherent global për kërkesat e raportimit që adresojnë krijimin e vlerës së ndërmarrjes, zhvillimin e qëndrueshëm dhe evoluimin e pritjeve të akterëve relevant. FNK është dakord me konkluzionin e Bordit të Fondacionit të SNRF-ve se lëvizja me urgjencë është një faktor kryesor për suksesin. Kjo mund të arrihet duke shfrytëzuar ekspertizën dhe standardet që ekzistojnë tashmë si rezultat i punës nga CDP, CDSB, GRI, IIRC, SASB, si dhe TCFD. Për shembull, raporti i publikuar së fundmi mbi zbulimin lidhur me kushtet klimatike demonstron vlerën e bashkëpunimit të tyre të vazhdueshëm me këtë sistem global.

Kryeshefi Ekzekutiv i FNK, Kevin Dancey, tha “FNK inkurajon anëtarët dhe akterët relevant të qëndrojnë të fokusuar në këtë iniciativë të rëndësishme, të vazhdojnë të përfshihen në diskutime dhe konsultime që nxisin një harmonizim  më të madh dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre për krijimin e këtij Bordi të ri të Standardeve të Qëndrueshmërisë si një zgjidhje globale për ekosistemin aktual të fragmentuar të raportimit. ”

FNK përsëritë mbështetjen e saj për këtë iniciativë dhe është e gatshme të ndihmojë Bordin e Fondacionit të SNRF-ve drejtë avancimit të mëtejshëm të kësaj iniciative.

Shikoni përgjigjen e FNK ndaj Dokumentit Konsultues të Fondacionit të SNRF-ve mbi Raportimin e Qëndrueshmërisë dhe Raportimin e Përmirësuar të Korporatave: Rrugëtimi drejtë së ardhmes.