FNK dhe ICAEW publikojnë pjesën e katërt të serive edukative gjashtë-pjesëshe mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave

2021-01-26 - 11:45

Së bashku me ICAEW, Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK) publikoi pjesën e katërt të serisë edukative mbi Bazat e Parandalimit të Pastrimit të Parave: Pjesa 4: Transferet e Aseteve.

Publikimi është pjesë e një serie të shkurtër 6-mujore që ndihmon kontabilistët dhe auditorët të rrisin njohuritë e tyre se si funksionon pastrimi i parave, rreziqet me të cilat përballen dhe çfarë mund të bëjnë për të zbutur këto rreziqe dhe për të dhënë një kontribut pozitiv në interesin publik. Në pjesën e katërt ekzaminohet transferimi i aseteve, një nga mënyrat kryesore në të cilën kriminelët shtresojnë ose integrojnë të ardhurat e krimit në ekonominë legjitime.

Bazat e Parandalimit të Pastrimit të Parave paraqitet në të dy uebfaqet të FNK dhe ICAEW dhe janë në dispozicion për tu shkarkuar falas. FNK është duke shfaqur serinë në një uebfaqe të re së bashku me informacione të tjera të rëndësishme për pastrimin e parave (AML).

Për të qenë globalisht e rëndësishme, seria mbi Bazat e Parandalimit të Pastrimit të Parave përdor qasjen e bazuar në rrezik të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) - vëzhguesi global i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit - si një pikë fillestare.

 

Për më shumë informata në lidhje me FNK, vizitoni www.ifac.org.

Për më shumë informata në lidhje me ICAEW, vizitoni https://www.icaew.com/.