BSNAS NGRIT NIVELIN PËR MENAXHIM TË CILËSISË

2020-12-18 - 02:28

Standartet e reja, të rishikuara fuqizojnë dhe modernizojnë qasjen në menaxhimin e cilësisë

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS) publikoi Standardet e Menaxhimit të Cilësisë. Standardet promovojnë një qasje të fuqishme, proaktive, të matshme dhe efektive për menaxhimin e cilësisë dhe shënojnë një evolucion të rëndësishëm të standardeve ekzistuese të kontrollit të cilësisë.

"Këto standarde do ta shtyjnë profesionin e auditimit në një qasje të zgjeruar të "menaxhimit" të cilësisë sesa "kontrollit", gjë që mundëson më mirë performancën e qëndrueshme të angazhimeve cilësore, përfshirë auditimet,” sipas Kryetarit të BSNAS Tom Seidenstein.

"Standardet vendosin përgjegjësi më të madhe tek udhëheqja për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së angazhimeve të tyre dhe rregullimin kur konstatohen mangësi. Kur zbatohen në mënyrë efektive, standardet duhet të ndihmojnë në sigurimin që një përkushtim ndaj cilësisë është në zemër të strategjisë dhe operacioneve të firmës. "

Pako e standardeve përfshinë:

(standardet përkatëse janë vetëm në gjuhën angleze)

Standardet hyjnë në fuqi më 15 dhjetor 2022.

BSNAS ka zhvilluar gjithashtu bazat për konkluzione dhe fletët e fakteve për të mbështetur zbatimin e standardeve të reja, të cilat janë në dispozicion në webfaqen të BSNAS. Materialet shtesë mbështetëse do të publikohen në vitin 2021.

Për BSNAS
BSNAS zhvillon standarde dhe udhëzime të auditimit dhe sigurisë për nevojat e të gjithë kontabilistëve dhe auditorëve në një proces të përbashkët të vënies së standardeve me Bordin Mbikqyrës të Interesit Publik, i cili i mbikëqyrë aktivitetet e BSNAS-së dhe Grupin Këshilldhënës të BSNAS-së, i cili jep e kontributin e vet në zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve, në favor të interesit publik. Strukturat dhe proceset që e mbështesin anën operative të BSNAS-së ndihmohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK