Hulumtimi i ri i FNK lidh profesionin e kontabilitetit dhe auditimit me zhvillimin ekonomik

2020-11-18 - 01:48

Anëtarësia në FNK zbërthen Potencialin e Plotë të Kontabilitetit dhe Auditimit

Kontabilistët dhe auditorët profesionistë ofrojnë një kontribut të rëndësishëm në ekonomi në nivelin lokal, kombëtar dhe global. FNK bashkëpunoi me Qendrën për Ekonomi dhe Hulumtime të Biznesit (Cebr), një nga konsulentët kryesor të ekonomisë në botë, për të marrë një kuptim më të qartë të këtyre kontributeve.

Rezultatet janë mbresëlënëse.

Në secilën masë të shqyrtuar, një numër i madh i kontabilistëve dhe auditorëve ka lidhshmëri me performancën e mirë ekonomike. Për më tepër, kontabilistët dhe auditorët profesionistë të cilët janë anëtarë të organizatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit anëtarë të FNK-së (OPK) ndërlidhen me performancën edhe më të fortë në indikatorët ekonomikë.

"Në FNK, ne gjithmonë kemi kuptuar lidhjen e fortë në mes të profesionit të kontabilitetit dhe auditimit të zhvilluar mirë dhe zhvillimit ekonomik," tha Kevin Dancey, Drejtor Ekzekutiv në FNK. "Ky hulumtim do të ndihmojë politikë-bërësit në të gjithë botën të kenë biseda me më shumë informacion me kontabilistë dhe auditorë profesionistë dhe OPK në lidhje me kontributet e tyre në shoqëri dhe partneritetet e mundshme për zhvillim dhe rritje."

Analiza e Cebr shqyrtoi profesionin e kontabilitetit dhe auditimit në vendet e G20, duke përfshirë individualisht secilin vend të Bashkimit Evropian. Të dhënat u mblodhën nga një sërë burimesh, përfshirë Bankën Botërore, Forumin Ekonomik Botëror dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për të krijuar marrëdhënie në mes të variablave ekonomikë dhe numrave të kontabilistëve dhe auditorëve dhe anëtarëve të OPK-ve.

Ky hulumtim paraqet projekte të mëparshme mbi kontributet pozitive të profesionit të kontabilitetit dhe Auditimit:

Rreth  FNK-së

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e zotuar në shërbim të interesit publik, duke e forcuar profesionin dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive ndërkombëtare. FNK përbëhet nga 175 anëtarë me të drejta të plota dhe anëtarë të asocuar, që i përfaqësojnë rreth 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në shërbime publike, edukim, shërbime qeveritare, industri dhe tregti.