BSNKSP LANSON DRAFTIN PËR TË QARTËSUAR UDHËZIMET PËR KOSTOT E HUAMARRJES

2020-10-23 - 10:27

Komentet e akterëve relevant mbi Draftin 74 mund të adresohen deri me datë 1 Mars, 2021                 

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP) ka lansuar për komentim Draftin 74, SNKSP 5, Kostot e Huamarrjes - Udhëzime Jo-Autoritative. Drafti propozon shtimin e udhëzimeve jo-autoritative në SNKSP 5.

Udhëzimi jo-autoritativ i propozuar do të shtojë udhëzime të implementimit dhe shembuj ilustrues në SNKSP 5. Materiali i ri i propozuar në Draftin 74 do të sqaroj se si parimet ekzistuese për kur kostot e huamarrjes mund të kapitalizohen duhet të zbatohen të hasura rregullisht në kontekste të ndryshme të sektorit publik. Asnjë ndryshim nuk është propozuar në materialin autoritativ në SNKSP 5.

"Ne e ndërmorëm këtë projekt për të adresuar sfidat praktike të përbërësve të identifikuar në përcaktimin se cilat kosto të huamarrjes mund të kapitalizohen dhe kur," tha Kryetari i BSNKSP Ian Carruthers. "Ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e krahasueshmërisë në mes të atyre njësive të sektorit publik që kapitalizojnë kostot e huamarrjes."

Si të komentosh

Për të qasur Draftin dhe dokumentin përmbledhës të tij, ose për të adresuar një koment, vizitoni faqen e internetit të BSNKSP, www.ipsasb.org. Komentet mbi Dokumentin e Konsultimit kërkohen deri me datë 1 Mars, 2021. BSNKSP inkurajon anëtarët e FNK, bashkëpunëtorët dhe organizatat rajonale të kontabilitetit dhe auditimit që të promovojnë këtë dokument të konsultimit i cili është në dispozicion për anëtarët dhe punonjësit e tyre.

Rreth BSNKSP

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP) punon për të fuqizuar menaxhimin financiar publik global përmes zhvillimit dhe mbajtjes së Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP) në baza akruale dhe përmes udhëzimeve të tjera të raportimit financiar të kualitetit të lartë për përdorim nga qeveritë dhe subjektet tjera të sektorit publik. Gjithashtu rritë vetëdijen për SNKSP dhe përfitimet nga adoptimi akrual. Bordi merr mbështetjen nga Banka Aziatike e Zhvillimit, Kontabilistët Profesionistë të Çertifikuar të Kanadasë, Bordi i Raportimit të Jashtëm të Zelandës së Re dhe qeveritë e Kanadasë dhe Zelandës  së  Re. Strukturat dhe proceset që mbështesin veprimtaritë e BSNKSP ndihmohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK).

Për Komitetin e Interesit Publik

Aktivitetet e qeverisjes dhe përcaktimit të standardeve të BSNKSP mbikëqyren nga Komiteti i Interesit Publik (KIP), për të siguruar që ata të ndjekin procesin e duhur dhe të pasqyrojnë interesin publik. KIP përbëhet nga individë me ekspertizë në sektorin publik ose raportim financiar dhe angazhim profesional në organizata që kanë interes në promovimin e informacionit financiar të cilësisë së lartë dhe të cilat janë ndërkombëtarisht të krahasueshme.