ShKÇAK DHE BERZH FINALIZOJNË PROJEKTIN PËR MBËSHTETJEN E NDËRMARRJEVE MIKRO DHE TË VOGLA DREJT RIMËKËMBJES EKONOMIKE

2020-10-15 - 07:08

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) ka finalizuar implementimin e projektit për “Mbështetjen e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla drejt menaxhimit financiar”, projekt i cili u mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmes financimit të Qeverisë së Luksemburgut.

Përmes këtij projekti u ndihmuan ndërmarrjet mikro dhe të vogla, në ngritjen e kapaciteteve të tyre për të kuptuar strukturën financiare të ndërmarrjes, duke hartuar plane për të zbutur ndikimin ekonomik financiar, si dhe të gjejnë mënyra për të zgjidhur problemet dhe vështirësitë financiare me të cilat këto ndërmarrje ballafaqohen. 

Si pjesë e projektit ishin edhe uebinarët online ku morën pjesë  4 grupe me nga 15 pjesëmarrës, përfaqësues të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Gjatë uebinarëve pjesëmarrësit u trajnuan rreth përdorimit të modelit për parashikim dhe analizë financiare drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të ndërmarrjeve të tyre. Ky model do të ju shërbej si vegël  për parashikimin e rrjedhës së parasë, performancës, pozitës dhe analizës financiare si dhe raportimit për këto ndërmarrje.