Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë 2020

2020-09-29 - 05:01

Me datë 28 shtator, 2020, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë së Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).

Anëtarët e Shoqatës me një minut heshtje përkujtuan kolegët e tyre z. Kujtim Qafleshi dhe z. Andan Dërvari të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e Covid 19. Me respekt të madh kujtojmë punën e tyre për zhvillimin e profesionit të Kontabilitetit dhe Auditimit në Kosovë.

Asambleja e Shoqatës votoi anëtarët e ri të Këshillit të cilët do ta udhëheqin ShKÇAK-në për mandatin 2020-2022:

Shpresa Mustafa – Kryetare e Këshillit, Auditore e Çertifikuar
Burim Cena – Anëtare, Auditor Ligjor
Melita Ymeraga – Anëtar, Kontabiliste e Çertifikuar
Nazmi Pllana – Anëtar, Kontabilist i Çertifikuar
Teuta Ukshini – Anëtare, Auditore e Çertifikuar
Xhevdet Beqiri – Anëtar, Auditor Ligjor
Yll Fondaj – Anëtar, Kontabilist i Çertifikuar

Poashtu aprovoi Statutin e ri të ShKÇAK, raportin e aktiviteteve dhe raportin e pasqyrave financiare të audituara për vitin 2019, si dhe planin e punës dhe buxhetin për vitin 2021.