Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve

2021-03-29 - 11:04

Si rezultat i kërkesës së parashtruar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës dhe Komiteti Tatimor i Odës Ekonomike Amerikane, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka vendosur të zgjasë afatin për deklarim dhe pagesë të tatimeve, si dhe deklarim të pasqyrave financiare.


Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore do të zgjaten sipas tabelës për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore, si në vijim:

Lloji i Tatimit /Formulari Shkurtesa Periudha Afati i Deklarimit Afati i Pagesës
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura Personale PD 2020 30 Prill 2021 30 Prill 2021
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura të Korporatave CD 2020 30 Prill 2021 30 Prill 2021
Deklarata vjetore për Ortakëritë DO  2020 30 Prill 2021  
Deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI PF 2020 30 Prill 2021  

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi, ndërsa për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin tatimor në fuqi.


Për më shumë, ju lutemi referojuni njoftimit nga Administrata Tatimore e Kosovës, i cili mund të gjendet duke klikuar këtu.