ShKÇAK PROPOZON MASA MBËSHTETËSE PËR BIZNESET DHE ORGANIZATAT JOQEVERITARE

2020-03-12 - 04:44

ShKÇAK përfaqëson më shumë se 7,000 anëtarë të cilët ju shërbejnë një numri të madh të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të jenë më së shumti të prekura nga pasojat ekonomike të masave të mara me të drejtë nga Qeveria për të mbrojtur shëndetin publik nga COVID-19.

Ne ju bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës të ndërmarrim masa të menjëherëshme për të mbështetur ekonominë si dhe masa specifike në drejtim të lehtësimit të ngarkesës që mund të prodhoj një krizë ekonomike. Shembull i këtyre masave mund të jetë shtyrja e deklarimit dhe pagesës së tatimeve si dhe raportimit të pasqyrave financiare deri në një datë në të ardhmen.