ShKÇAK: Njoftim për pezullim të aktiviteteve

2020-03-12 - 09:50

Të nderuar,

Në vijim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave parandaluese kundër shpërndarjes së virusit CoViD-19 duke përfshirë ndërprerjen e procesit edukativo -arsimor në të gjitha nivelet deri me 27/03/2020, ShKÇAK ju njofton se duke filluar nga data 12/03/2020 pezullohen të gjitha trajnimet dhe provimet e programeve çertifikuese të ShKÇAK si dhe sesionet e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

 

Gjithashtu, për sigurinë tuaj dhe të stafit të Zyrës Ekzekutive, ju njoftojmë se Zyra Ekzekutive nuk do të punojë me palë, por do të vazhdojë të punojë përmes telefonit dhe e-mailit.

 

ShKÇAK do të ju njoftojë me kohë se kur do të rifillojnë aktivitetet.

 

Me respekt,

Zyra Ekzekutive