Sipas FNK-së - Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve, stabiliteti dhe transparenca e ekonomisë globale dhe rindërtimi i besimit të publikut do të rriten shumë nga një shtytje e vendosur e G20-ës për një qeverisje më të mirë në të gjithë sektorët. Para samitit të G20-ës të vitit 2017, që do të mbahet në Hamburg, Gjermani, prej 7-8 korrik, FNK lëshoi rekomandime të zbatueshme për vendet e G20-ës që do ta mbështesin ekonominë globale dhe objektivat e G20-ës për vitin 2017.
"Rindërtimi i besimit në ekonominë globale dhe sistemet financiare është vendimtar në rritjen e besimit që i duhet botës për një rritje të qëndrueshme ekonomike. Sidomos në këto kohëra të pasigurta, akterët që e kanë një pasion për qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse duhet të punojnë së bashku, " theksoi Drejtori Ekzekutiv i FNK-së, Fayez Choudhury. "Individët dhe institucionet duhet të fuqizohen nga qeverisja e fortë; të fortifikohen nga një mjedis rregullator i qëndrueshëm dhe transparent; dhe t’u mundësohet qasje në një mjedis digjital të sigurt me shpejtësi të lartë. "
FNK fton G20-ën dhe akterët tjerë kyçë në ekonominë globale të bashkëpunojnë në:
Organizatat anëtare të FNK-së i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë anembanë botës. Ata kontribuojnë me rreth 250 miliardë dollarë vlerë të shtuar bruto në vit dhe ofrojnë standarde më të larta të jetesës. Hulumtimi i fundit gjithashtu tregon se një përqindje më e lartë e kontabilistëve dhe auditorëve në fuqinë punëtore korrespondon fuqishëm me rezultate më të mira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International dhe se ndikimi përmirësohet edhe më shumë kur kontabilistët dhe auditorët operojnë në vendet me konstrukte të forta të qeverisjes.
FNK e përforcon profesionin e kontabilitetit duke:
Vizitojeni uebfaqen e FNK-së për rekomandimet e plota të FNK-së për G20-ën.
Rreth FNK-së
FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e përkushtuar për t'i shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga më shumë se 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130 vende dhe juridiksione, që i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në praktikën publike, edukim, shërbim qeveritar, industri dhe tregti.