ShKÇAK në punëtorinë dyditore “Konkluzionet dhe raportimi i auditimit”, në Vjenë

2017-10-02 - 10:28

Përfaqësues të ShKÇAK-së marrin pjesë në punëtorinë dyditore “Konkluzionet dhe raportimi i auditimit”, që është pjesë e programit të EU-REPARIS  “Trajnimi i Trajnerëve në Auditim” të Qendrës për Reformimin e Raportimit Financiar (QRRF), të Bankës Botërore.

Punëtoria dyditore i ka mbledhur trajnerët nga Organizatat Profesionale të Kontabilitetit (OPK) dhe organizatat tjera përgjegjëse që hartojnë dhe ofrojnë programe të trajnimit të EVP-së për auditorët ligjorë dhe firmat e auditimit.

Punëtoria ka për qëllim zhvillimin e profesionit të auditimit në ofrimin e trajnimeve cilësore dhe edukimit të vazhdueshëm profesional (EVP) bazuar në standardet e Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS/IAASB) dhe përqendrohet në nevojat dhe sfidat e praktikave të vogla dhe të mesme (PVM) në zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe në ofrimin e udhëzimeve për auditorët në zhvillimin e procedurave të sigurimit të cilësisë. Punëtoria është edhe forum për pjesëmarrësit për t’i diskutuar sfidat aktuale të EVP-së dhe për t’i gjetur zgjidhjet e përbashkëta.

Kjo punëtori po mbahet me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilitetit (FNK/IFAC).