ShKÇAK pjesëmarrëse në takimin e Komisionit për Zhvillim të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit të IFAC

2020-02-21 - 09:41

Nju Jork, 19 dhe 20 shkurt 2020 - Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK, Znj. Ardiana Bunjaku mori pjesë në takimin e Komisionit për Zhvillim të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit (IFAC), e cila në këtë komision njëherit shërben dhe si këshilltare teknike.

Në fillim të takimit pjesëmarrësit u pritën me fjalë mirëseardhje nga presidenti, si dhe u prezantuan anëtarët e rinj të Komisionit për Zhvillim të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit.

Ndër pikat e agjendës së takimit ishin dhe diskutimet e Grupit Këshillimor të Zhvillimit të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit mbi Planin Strategjik të IFAC 2019-2020, Raportin Vjetor të Integruar të IFAC 2018, thirrjet për nominime të Komisionit për Zhvillim të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit si dhe diskutimi se si duket një Organizatë Profesionale e Kontabilitetit dhe Auditimit e cila është e gatshme për të ardhmen. Qëllimi i këtyre diskutimeve ishte për të shqyrtuar idetë mbi përgjegjësitë, aftësitë dhe operimet e një grupi të ardhshëm për zhvillim të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit në riformimin dhe azhurnimin e termave të referencës së Komisionit për Zhvillim të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit.

Në fund të ditës së parë të takimit pjesëmarrësit patën mundësi për një diskutim të hapur. Mundësi kjo që Komisioni të pasqyrojë dhe të ndajë njohuri, azhurnime dhe informacione të reja me pjesëmarrësit.

Gjatë ditës së dytë të takimit pjesëmarrësit shkëmbyen reflektime dhe mendime mbi diskutimin dhe marrëveshjet e arritura gjatë ditës së parë. Agjenda gjithashtu përfshinte aprovimin e Planit Vjetor 2020, adoptimin  dhe mbështetjen e implementimit të investigimit dhe disiplinës së Pasqyrave të Obligimeve të Anëtarësisë (SMO6).

Gjatë këtij takimi u mbajt dhe Paneli Ndërkombëtar për thirrjen për veprim mbi Edukimin Profesional në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit për Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit.

Në takim u diskutuan dhe tema të tjera me rëndësi si: korniza ilustruese e kompetencave për Teknikët e Kontabilitetit, zhvillimi i kapaciteteve të profesionit të Kontabilitetit dhe Auditimit në vendet e brishta dhe të afektuara nga konfliktet, të rejat e grupit punues në programin e bashkëpunimit më donatorët globalë – MOSAIC si dhe Azhurnimet në Ndërtimin e Programit të Kapaciteteve të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit (PAO CB) — Projekti AFROSAI-E ( Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit në Afrikë).