ShKÇAK pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit

2020-02-12 - 01:41

Prishtinë, 12 shkurt 2020 – Përfaqësues të Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare  të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit  - "Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit"

Në gusht të vitit të kaluar,  Bordi drejtues i INTOSAI-it ka miratuar me shumicë votash anëtarësimin me të drejta të plota të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

INTOSAI është një organizatë e pavarur, profesionale dhe jopolitike e themeluar si një institucion i përhershëm, e cila vepron si një organizatë ombrellë për komunitetin e auditimit të sektorit publik dhe ka status të posaçëm konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social (ECOSOC) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ky rezultat është kurorëzim i punës së jashtëzakonshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit, institucioneve të Kosovës dhe përkrahjes së partnerëve të saj.

ShKÇAK ka qenë dhe do të mbetet partner i ZKA-së në ngritjen e kapaciteteve profesionale brenda këtij institucioni dhe përkrahëse e punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit e cila promovon drejtpërdrejt llogaridhënien dhe ofron një bazë të qëndrueshme të sektorit publik financiar.