Rekomandime mbi Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm

2020-02-07 - 10:00

Federata Ndërkombëtare e Kontabilitetit dhe Auditimit (IFAC) i bashkohet organizatave të profesionit të kontabilitetit dhe auditimit për t’ju bërë thirrje për veprim aksionarëve të korporatave dhe pronarëve të pasurive lidhur me përmirësimin e raportimit mbi Objektivat e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm si përpjekje për të arritur objektivat e përcaktuara për vitin 2030. Rekomandimet janë të detajuara në raportin - “Rekomandimet mbi Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm”  të autorit Carol Adams - Profesor i Kontabilitetit, së bashku me Paul Druckman dhe Russell Picot - Profesorë Nderi në Shkollën e Biznesit të Universitetit Durham.

Raporti është publikuar nga Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Çertifikuar në Britani të Madhe (ACCA), Instituti i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Çertifikuar të Skocisë (ICAS), Kontabilistëve dhe Auditorëve të Çertifikuar në Australi dhe Zelandë të Re (CA ANZ), Këshilli Ndërkombëtar i Raportimit të Integruar (IIRC) dhe Aleanca Botërore për Krahasueshmëri.

Rekomandimet mbi Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm ofrojnë një qasje të re për bizneset dhe organizatat e tjera për të adresuar çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm të lidhur me tri kornizat më të ndikuara dhe më të njohura të raportimit. Ata përpiqen të krijojnë një praktikë më të mirë për raportimin e korporatave mbi Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe të mundësojnë raportim më efektiv dhe të standardizuar si dhe transparencë mbi ndryshimet klimatike, ndikimet sociale dhe ndikimet mjedisore.

Rekomandimet mbi Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm u zhvilluan përmes konsultimit me profesionistë të kontabilitetit, auditimit dhe financave, ekspertë të qëndrueshmërisë, akademikë, konsulentë, standard-vënës, pronarë të pasurive si dhe menaxherë dhe pjesëmarrës të shoqërisë civile.

Përgjigjet nga konsultimet janë publikuar në Rekomandimet mbi Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm: Reagime mbi konsulencën. Përgjigjet tregojnë mbështetje të fuqishme për përafrimin e Rekomandimeve mbi Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm me kornizat/standardet e tjera të raportimit (ato të Task Forcës për shpalosjet financiare të lidhura me ndryshimet klimatike, iniciativën globale të raportimit dhe Këshillin Ndërkombëtar të Raportimit të Integruar). Të anketuarit ranë dakord se dhënia e përgjegjësive për shkatërrimin e vlerave dhe ndikimet negative janë kritike

Rekomandimet mbi  Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm u bëjnë thirrje organizatave që të marrin në konsideratë rreziqet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mundësitë relevante të strategjisë së tyre afatgjatë të krijimit të vlerave dhe të komunikojnë ndikimet aktuale ose potenciale në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kjo do të kërkojë informacione shpjeguese përkatëse dhe materiale në lidhje me faktorët që ndikojnë në krijimin (ose shkatërrimin) afatgjatë të vlerave për organizatën dhe shoqërinë ose që kanë një ndikim (pozitiv/negativ) në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në raportin vjetor.

Këto Rekomandime janë ndërtuar në një qasje pesë-hapëshe të sugjeruar për të kontribuar në Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm të lidhura me krijimin e vlerave afatgjata, të zhvilluara më parë nga Profesori Adams dhe publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Raportimit të Integruar (IIRC) dhe Instituti i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Çertifikuar të Skocisë (ICAS).

Rekomandime mbi Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm

Rekomandimet mbi Shpalosjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm: Reagime mbi Konsulencën