Parimet dhe praktikat e një Drejtori Ekzekutiv efektiv të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit

2019-12-12 - 12:35

Në kuadër të konferencës “Zhvillimi i Kapaciteteve të Kontabilitetit dhe Auditimit në ekonomitë në zhvillim”, gjatë ditës së dytë Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK – Znj. Ardiana Bunjaku prezantoi në panelin: Parimet dhe praktikat e një Drejtori Ekzekutiv efektiv të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit.

Znj. Bunjaku në panel shtjelloi me shembuj praktik, parimet dhe praktikat kyçe (duke përfshirë sfidat) që kontribuojnë për të qenë një Drejtor Ekzekutiv efektiv në Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit.

Panelistët gjithashtu prezantuan pikëpamjet e tyre lidhur me rëndësinë e rolit të një Drejtori Ekzekutiv në qeverisjen e mirë të një organizate, emërimin, parimet e ruajtjes së marrëdhënieve efektive dhe produktive me Bordin, marrëdhënieve me departamentet e zyrës ekzekutive si dhe vlerësimin e performancës.