Kosova prezenton pervojat në zbatimin e reformave të financave publike

2019-12-12 - 12:30

Në Malajzi po mbahet konferenca “Zhvillimi i Kapaciteteve të Kontabilitetit dhe Auditimit në ekonomitë në zhvillim” në të cilën po marrin pjesë Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK – Znj. Ardiana Bunjaku, Auditori i Përgjithshëm – Z. Besnik Osmani, Zëvendës-Auditori i  Përgjithshëm – Z. Ilir Salihu, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit – Z. Ahmet Ismaili.

Përfaqësuesit nga Kosova para përfaqësuesve të shumë shteteve pjesëmarrëse në konferencë, prezantuan në  panelin ”Roli i Thesarit dhe Auditorit të Përgjithshëm në adresimin e sfidave të reformës në Menaxhimin e Financave Publike (MFP)” ku janë prezantuar përvojat e Kosovës në dizajnimin dhe zbatimin e reformave të Financave Publike.

Panelistët nga Kosova kanë prezantuar pikëpamjet e tyre lidhur rëndësinë e reformës në menaxhimin e financave publike, mënyrën e koordinimit me palët tjera dhe kanë nënvizuar aktivitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Thesarit të Kosovës dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikua dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) si dhe kontributin e partnerëve nga organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti i donatorëve.

Konferenca është organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme te Auditimit (INTOSAI) dhe Bankën Botërore dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në fushën e financave publike midis vendeve me ekonomi të brishta dhe të prekura nga konfliktet.