ShKÇAK pjesëmarrëse në punëtorinë e Komunitetit të Praktikës për Raportim Financiar

2019-12-11 - 10:16

Përfaqësues të ShKÇAK dhe Këshillit Kosovar për Raportim Financiar po marrin pjesë në punëtorinë dy ditore të Komunitetit të Praktikës për Raportim Financiar me temë “Roli i Profesionit të Kontabilitetit dhe Auditimit në modernizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, e cila po mbahet në Vjenë, Austri.

Objektivi i kësaj punëtorie të Komunitetit të Praktikës të Raportimit Financiar është të sigurojë një diskutim interaktiv për zbatimin e reformave në kontabilitet dhe auditim, i cili mbështet zhvillimin e kornizave të harmonizuara me acquis communautaire të Bashkimit Evropian dhe ndërtimin e kapaciteteve në raportimin financiar në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit janë duke:

  • Mësuar se si është rregulluar profesioni i kontabilitetit dhe auditimit në Francë dhe si profesioni francez po përdor teknologjinë për të mbështetur dhe këshilluar më mirë klientët e tyre;
  • Diskutuar për inovacionin në Ballkanin Perëndimor që do të ndihmojë mbështetjen e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit për rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
  • Rishikuar sfidat e mbikëqyrjes së auditimit për vendet në tranzicion, përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor, dhe masat për tejkalimin e tyre. Gjatë punëtorisë, profesioni francez do të prezantojë gjithashtu “Pakon PE”, një mjet për kryerjen dhe dokumentimin e auditimeve, i cili mund të ndihmojë profesionin e auditimit të dokumentojë më mirë dosjet e auditimit dhe të forcojë zbatimin e duhur të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit;
  • Shqyrtuar aktivitetet e përsëritjes aktuale të programit REPARIS dhe duke diskutuar aktivitetet e REPARIS të reja për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM).

Rezultati i dëshiruar nga kjo punëtori është që të kuptohen pikat kyçe për një drejtim strategjik që mund të ndihmoj profesionin e kontabilitetit dhe auditimit në Ballkanin Perëndimor t'i shërbej më mirë sektorit privat, veçanërisht NVM-ve, duke mundësuar rritjen e përbashkët dhe prosperitetin.

Për të arritur këtë objektiv, pjesëmarrësit janë duke ndarë përvojat mes tyre dhe janë duke i  diskutuar ato me përfaqësuesit e Qendrës për Reformën e Raportimit Financiar dhe Komisionit Evropian.

Diskutimet janë tematike dhe do të ndihmojnë në përcaktimin e aktiviteteve të ardhshme për Programin REPARIS për NVM. Punëtoria  ka të ftuar  pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia).