Rëndësia e Buxhetimit të Kapitalit

2019-11-26 - 09:34

Buxhetimi i kapitalit është një proces që ndihmon në planifikimin e projekteve të investimeve kapitale të një organizate në planin afatgjatë. Ai merr në konsideratë të gjitha operimet e mundshme që ndodhin në mënyrë që kompania të mund të vlerësojë profitabilitetin e projektit. Është i dobishëm për vlerësimin e projektit të investimeve kapitale siç janë blerja dhe rindërtimi i pajisjeve etj. Përfitimi nga një investim mund të jetë në formën e një uljeje të kostos ose në formën e rritjes së të ardhurave. Rëndësia e buxhetimit të kapitalit mund të kuptohet nga ndikimi i tij në biznes.

Bizneset ekzistojnë për të gjeneruar fitim duke mos përfshirë këtu organizatat jofitimprurëse. Buxhetimi i kapitalit është shumë i rëndësishëm për çdo biznes pasi ndikon në rritjen dhe prosperitetin e biznesit në afat të gjatë. Krijon llogaridhënie dhe maturitet. Disa nga teknikat e njohura janë vlera e tanishme neto, norma e brendshme e kthimit, periudha e shpagimit, norma e kthimit sipas kontabilitetit dhe indeksi i profitabilitetit.

OBJEKTIVAT/QËLLIMET AFATGJATA

Për rritjen dhe prosperitetin e biznesit, qëllimet afatgjata janë shumë të rëndësishme për çdo organizatë. Një vendim i gabuar mund të jetë katastrofik për mbijetesën afatgjatë të firmës. Buxhetimi i kapitalit ka efektin e tij në një hark kohor të afatgjatë. Ndikon gjithashtu mbi koston dhe rritjen e ardhshme të kompanive.

PËRFSHIRJA E NJË NUMRI TË MADH TË FONDEVE

Investimi i Kapitalit kërkon një sasi të madhe fondesh. Pasi që kompanitë kanë burime të kufizuara, gjithnjë duhet të marrin vendime të mençura dhe korrekte të investimit. Vendimi i gabuar do të dëmtonte qëndrueshmërinë e biznesit. Investimi i madh përfshin blerjen e pasurive si dhe rindërtimin ose zëvendësimin e pajisjeve ekzistuese.

VENDIMI I PAKTHYESHËM

Vendimet për investime kapitale janë përgjithësisht të pakthyeshme pasi kërkojnë shuma të mëdha fondesh. Është e vështirë të gjesh treg për këto pasuri.

MONITORIMI DHE KONTROLLIMI I SHPENZIMIT

Buxheti i kapitalit identifikon me kujdes shpenzimet, hulumtimet dhe zhvillimet e nevojshme,  për një projekt investimi. Meqenëse një projekt i mirë mund të kthehet për keq nëse shpenzimet nuk kontrollohen ose monitorohen me kujdes, ky hap është i një rëndësie të madhe në procesin e buxhetimit të kapitalit.

TRANSFERIMI I INFORMACIONIT

Në kohën kur projekti fillon si ide, ai ose pranohet ose refuzohet; vendime të shumta duhet të merren në një nivele të ndryshme hierarkie. Procesi i buxhetimit të kapitalit brenda një kompanie lehtëson transferimin e informacionit tek vendimmarrësit e duhur.

VËSHTIRËSITË  NË  MARRJEN E VENDIMIT PËR INVESTIM

Vendimet për investime afatgjata janë të vështira sepse zgjasin disa vite përtej periudhës aktuale. Pasiguria tregon një shkallë më të lartë të rrezikut. Menaxhmenti humbet fleksibilitetin dhe likuiditetin e tij të fondeve në marrjen e vendimeve për investime, kështu që duhet ta marrë në konsideratë  të plotë çdo propozim.

MAKSIMIZIMI I PASURISË/FITIMIT

Vendimi për investime afatgjata të organizatës ndihmon në ruajtjen e interesit të aksionarit në organizatë. Nëse organizata ka investuar në një mënyrë të planifikuar, aksionari gjithashtu do të dëshironte të investojë në atë organizatë. Kjo ndihmon në maksimizimin e pasurisë/fitimit së organizatës. Çdo zgjerim lidhet thelbësisht me rritje të shitjeve dhe profitabilitetin e firmës në të ardhmen dhe vendimet e blerjes së pasurive bazohen në buxhetimin e kapitalit.

ASPEKTE TJERA TË RËNDËSISHME PËR  BUXHETIMIN E KAPITALIT

Buxhetimi i kapitalit përfshin dy vendime të rëndësishme: një vendim financiar dhe një vendim investimi. Me marrjen e projektit, biznesi ka rënë dakord të bëjë një zotimfinanciar për një projekt, kjo përfshin një seri rreziqesh. Vonesa apo shtyerja e projektit, tejkalimi i kostos dhe kufizimi rregullator, që të gjitha këto mund të vonojnë dhe rrisin koston e projektit.

Përveç një vendimi financiar, një kompani po bën gjithashtu një investim në drejtimin dhe rritjen e saj në të ardhmen. Ka të ngjarë të ketë një ndikim në projektet e ardhshme që biznesi konsideron dhe vlerëson. Pra, vendimi për investime kapitale duhet të merret duke marrë në konsideratë të dy perspektivat, d.m.th., financiare dhe investive.

Shembull:

Në Dhjetor 2009 ExxonMobil, kompania më e madhe e naftës në botë, njoftoi se po blinte Burime të XTO në Sh.B.A për 41 miliardë dollarë. Ishte një nga kompanitë më të mëdha të gazit natyror. Kjo blerje ishte një vendim për buxhetimin e kapitalit, një vendim në të cilin ExxonMobil bëri një shpenzim të madh financiar. Por përveç kësaj, ExxonMobil po merrte një vendim të rëndësishëm investimesh në gazin natyror. Në thelb pozicionimin e kompanisë që gjithashtu të përqendrohej në mundësitë e rritjes në fushën e gazit natyror. Kjo blerje e vetme do të kishte një efekt të thellë në projektet e ardhshme që ExxonMobil konsideroi dhe vlerësoi në vitet që pasuan.

Mund të thuhet se drejtimi i një biznesi nuk është gjë tjetër veçse një ushtrim i vazhdueshëm në vendimet e buxhetimit të kapitalit. Të kuptuarit e vendimit financiar si edhe vendimit intensiv është e dobishme për marrjen e vendimeve të suksesshme për investime kapitale.