Takimi i Këshillit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve dhe Auditorëve

2019-11-14 - 09:36

Kryetarja e Këshillit të ShKÇAK Znj. Afërdita Gashi dhe Drejtoresha Ekzekutive Znj. Ardiana Bunjaku po marrin pjesë në takimin e radhës të Këshillit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve dhe Auditorëve (IFAC), në Kanada.

Takimi filloi me fjalë përshëndetëse nga  In-Ki Joo – Presidenti i IFAC  si dhe Benoît Merkt – Këshilltar Ligjor.

Ndër pikat e agjendës së takimit ishte raportimi i presidentit, raportimi i kryesuesit të komitetit të auditimit i cili përfshinte rekomandimet për aprovimin e Raportit të Auditimit Zviceran 2018, Pasqyrat Financiare dhe emërimin e auditorit të jashtëm për vitin 2020.

Gjatë takimit gjithashtu u raportua nga Kryetari i Komisionit të Planifikimit të Financave si dhe Drejtori Financiar ku përfshiheshin të arriturat nga buxheti i aprovuar për vitin 2019, aprovimin i parametrave të  buxhetit për vitin 2020 si dhe aprovimin e bazës së vlerësimit të kontributeve financiare nga anëtarësia. Më tutje takimi vazhdoi me raportimin e kryesuesit të Komisionit për Qeverisje mbi ndryshimet e propozuara në Kushtetutë dhe aktet nënligjore, duke vazhduar me raportimin e kryesuesit të Komisionit Emërues, ku përfshiheshin: zgjedhja e Bordit  si dhe aprovimi i anëtarësisë së komisionit nominues, ku u prezantuan rekomandimet për pranimin dhe zbatimin e anëtarësisë ku më pas dhe u votuan.

Tutje, Kevin Dancey – Drejtor Ekzekutiv raportoi mbi implementimin e planit strategjik 2019-2020, zhvillimin dhe kohën e planit tjetër strategjik të IFAC si dhe procesin e rishikimit të grupit monitorues.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua dhe “Sesioni Breakout” i cili ka të bëjë me tërheqjen e vullnetarëve për IFAC si dhe pozicionet e Komisionit për Vendosjen e Standardeve.  Kryesuesi i Forumit të Firmave prezentoi dhe raportoi gjithashtu. U prezantuan dhe azhurnimet mbi pamjet, perspektivat dhe të arriturat kryesore të Bordeve standard-vënëse. Ndërsa përfaqësuesi i Bordit Mbikëqyrës së Interesit Publik dhe përfaqësuesi i Komisionit të Interesit Publik shpalosën të rejat.

Takimi përfundoi me dhënien e çmimit “Global Leadership Award” (Çmimin Global për Udhëheqje) nga Presidenti i IFAC In-Ki Joo.