ShKÇAK shënon Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit

2019-11-11 - 01:16

Sot me datë 11 nëntor, 2019,  me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit, Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve mbajti seminarin me temën: “Rëndësia e Etikës në Zhvillimin e Profesionit“.

Seminari u hap nga Zv. Kryetraja e Këshillit të ShKÇAK Znj. Shpresa Mustafa e cila ju uroi mirëseardhje mysafirëve dhe theksoi se Etika  është shtyllë e rëndësishme e profesionit së cilës Shoqata i kushton rëndësi të veçantë.

Seminari pati për qëllim diskutimin dhe shkëmbimin e përvojave nga organizatat e ndryshme të zbatimit të standardeve Etike dhe sfidat përkatëse.

Në  panelin e  diskutimit të moderuar nga Znj. Elvira Ibrahimi Hoti – Kryesuese e Komisionit për Sjellje dhe Disiplinë në ShKÇAK ku panelist ishin: Z. Arsim Syla – Menaxher i Zyrës për Standarde Profesionale  në Administratën Tatimore të Kosovës;  Znj.  Mirlinda Dreshaj – Zyrtare Ligjore në Njësinë e Intelegjencës Financiare;  Z. Sakip Imeri – Drejtor i Përgjithshëm në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës; Z. Arian Zeka – Drejtor Ekzekutiv dhe përfaqësues i autorizuar i Odës Ekonomike të Kosovës; Znj. Lumnije Ajdini – Menaxhere e Përgjithshme në Aleancën Kosovare të Biznesit dhe Fitore Neziri – Anëtare e Komisionit për Sjellje dhe Disiplinë në ShKÇAK.
 

Ky seminar kishte për qëllim:
 

  • Identifikimin e  sfidave të implementimit të Kodit të Etikës sipas standardeve ndërkombëtare;
  • Promovimin e  mënyrave për raportimin e sjelljeve jo-etike dhe menaxhimin e rasteve të tilla;
  • Diskutimin mbi ndikimin e Etikës në rritjen e besueshmërisë në raport me palët tjera;  
  • Promovimin dhe  krijimin e ambientit pozitiv brenda institucioneve bazuar në parimet më të larta të Etikës.