Takimi i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) 2019

2019-10-24 - 05:35

Kryetarja e Këshillit të ShKÇAK Znj. Afërdita Gashi dhe Drejtoresha Ekzekutive Znj. Ardiana Bunjaku po marrin pjesë në Takimin e Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) për vitin 2019, në Bruksel.

Në hapje të takimit fjalë përshëndetëse mbajti Salvador Marin – President i EFAA.

Takimi vazhdoi tutje me festimin e 25 vjetorit të EFAA  ku filluan prezantimet nga mysafirët, me këtë rast prezantoi Inge Buffolo – përfaqësuese e Departamentit të Transformimit Digjital dhe shërbimit për Analiza të Biznesit në  Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian si dhe mysafirë të tjerë.

Ndër pikat e agjendës së takimit ishte diskutimi dhe aprovimi i draftit të rregulloreve të brendshme të EFAA-së dhe diskutimi i Strategjisë së EFAA-së për vitin 2019 dhe rezultatet e pyetësorit  të evaluimit si dhe u morën vendime për hapat e ardhshëm.

Po ashtu gjatë takimit u diskutuan dhe u vendosën vendet dhe datat për takimet e ardhshme të EFAA dhe çështje të tjera më rëndësi.